LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për Projektligjin për rishikim të Buxhetit

Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për Projektligjin për rishikim të Buxhetit

Komisioni për Legjislacion nuk e ka mbështetur raportin me amendamente për Projektligjin për rishikimin e Buxhetit për vitin 2021.

Me katër abstenime dhe vetëm dy vota pro, raporti i Komisionit funksional për rishikimin e buxhetit dështoi të marrë mbështetjen për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e këtij Projektligji.


Hajdar Beqa dhe Blerta Deliu, deputetë nga PDK thanë se ky rishikim i buxhetit nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe për këtë arsye nuk e mbështetin të njëjtin.

Komisioni po vazhdon mbledhjen, ku zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu po raporton lidhur me Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. /KP/Telegrafi/