LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi kompjuterik me vlerë 4 milionë euro, zbardhet skema

Mashtrimi kompjuterik me vlerë 4 milionë euro, zbardhet skema

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 personat e arrestuar pak ditë më parë për grabitjen nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të 4 milionë eurove. Donald Anu, 34 vjeç, dhe Marie Gofan nga Kameruni, së bashku me dy shqiptarët Fatbardh Danja dhe Xhentil Kupe janë lënë burg pas një seance që zgjati disa orë në Gjykatën e Tiranës. 

Tv Klan ka siguruar dosjen hetimore, ku shpjegohet skema e mashtrimit. Kreu i grupit konsiderohet Donald Anu. Ai së bashku me bashkëkombësen e tij Marie Gofan kanë kontaktuar nga njerëz të njohur dy shqiptarët Fatbardh Danja dhe Xhentil Kupe. Këtyre të fundit u kanë kërkuar në mirëbesim të hapin llogari biznese në QKB në emër të tyre, pasi ata nuk mund ti hapnin për shkak se nuk kishin leje qëndrimi në Shqipëri.

Në këtë kohë nëpërmjet njerëzve të tjerë Donald Anu u dërgonte para në llogari nga jashtë vendit dhe i tërhiqte në Shqipëri. Në disa momente 34-vjeçari Anu nga Kameruni u kishte marrë dhe prokurë për të bërë vetë tërheqjet nga disa prej bankave në vendin tonë. Hetimi ka nisur në fund të vitit 2020 pas një denoncimi të kryer nga një prej bankave të nivelit të dytë.


Një kompani ndërkombëtare ka referuar se dikush po tenton të mashtrojë partnerët e tyre nëpërmjet një llogarie të çelur në këtë bankë. Donald Anu ka patur leje qëndrimi deri në fund të viti 2020 dhe më pas është larguar, më pas ai ka hyrë me dokumente false në Shqipëri.

Fatbardh Danja pretendon se është takuar me Donald Anu nëpërmjet një shtetasi nga Sudani, i cili e kishte prezantuar nigerianin si përfaqësues dhe i duhej përkthyes dhe për t’u marrë me procedurat ligjore në Shqipëri. Më pas sipas tij, Anu i ka kërkuar të hapë licencë biznesi dhe numër llogarie bankare për të transferuar para nga jashtë vendit.

Të njëjtën gjë pretendon dhe Xhentil Kupe i dyshuar për vjedhjen e një kishe në Voskopojë në vitin 2010./Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori