LAJMI I FUNDIT:

Ever B publikon këngën e re “Ça po bon”

Ever B publikon këngën e re “Ça po bon”
Foto: Ever B/YouTube

Rap-artisti i ri i skenës, Ever B, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Ça po bon” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Kënga është punuar nga producenti Nurteel, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Foto: Ever B/YouTube

“Ça po bon” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.

Ana vizuale i është besuar produksionit Kotorri.

Ever B ka trash e sa kohë që është pjesë aktive e estradës shqiptare me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/