LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një punëtor në Koçan

Humb jetën një punëtor në Koçan
Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në një fabrikë në Koçan.

“Dje rreth orës 13:02 në SPB Shtip është paraqitur se rreth orës 12:30, gjatë kryerjes së punëve në fabrikë në Koçan, ka humbur jetën G.K (48) nga Koçani”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenje dhune.


Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i stacionit policor në Koçan./Telegrafi/