LAJMI I FUNDIT:

Mercedes ngacmon fansat me një veturë elektrike me një diapazon prej 1 mijë kilometrash

Mercedes ngacmon fansat me një veturë elektrike me një diapazon prej 1 mijë kilometrash

Diapazoni i njoftuar më parë tani është më i ulët, por vetura plotësisht e elektrizuar duhet të jetë ultra-efikase.

Mercedes-Benz ka publikuar një pamje të veturës së saj të re elektrike Vision EQXX.


Kjo arrin një distancë prej mbi 1.000 kilometrash me një bateri.

Kjo ka të ngjarë të jetë zhgënjyese për shumë tifozë, veçanërisht pasi prodhuesi i veturave kishte folur për një distancë prej 1,200 kilometrave vitin e kaluar.

Po planifikohen edhe tre platforma të tjera për veturat elektrike

Pra nën markën EQ, Mercedes-Benz dëshiron të zhvillojë një platformë për veturat plotësisht elektrike (EVA).

Nga viti 2025, tri e-platforma të tjera do të shtohen, siç shkruan Electrek. Premiera botërore për EQXX është planifikuar për vitin 2022. /Telegrafi/