LAJMI I FUNDIT:

Hoti në takimin e parë zyrtar pret familjarët e personave të zhdukur

Hoti në takimin e parë zyrtar pret familjarët e personave të zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti ka pritur sot në takim shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur. Ky është takimi i parë i Hotit me familjarë, prej se e ka marrë udhëheqjen e komisionit qeveritar.

“Prej ditës së parë kur e kam marrë pozitën e kryesuesit të komisionit, kam dashur që takimi i parë zyrtar i ftuar prej meje të jetë me familjarët e personave të zhdukur, në këtë rast me shoqatat që përfaqësojnë familjarët e personave të zhdukur. Sot është mbajtur ky takim në objekt të Qeverisë së Kosovës, dhe më vjen mirë që këta familjarë e kanë mirëprit emërimin tim në të dyja pozitat dhe e kanë ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë me mua në udhëheqje të këtyre pozitave”, i ka thënë Hoti KosovaPressit.


Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar djalin e profesorit të zhdukur, Ukshin Hoti, kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Gjithashtu, Kurti e ka emëruar Andin Hotin edhe kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori