Qeveria e RMV-së promovon strategjinë për hetim financiar dhe konfiskim të pasurisë
Qeveria me “Strategji të re kombëtare për përforcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pronës”. Në prezantim zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski paralajmëroi se përveç hetimit penal, tani e tutje, do të ketë edhe hetim financiar. Institucionet do të lidhen në mënyrë elektronike kurse Prokuroritë dhe qendrat hetimore do të përforcohen. E pyetëm Nikollovskin se sa para janë konfiskuar përmes lëndëve të PSP-së dhe sa fonde janë evidentuar në numëratorin e “Portës triumfale”, një nga premtimet e kësaj qeverie para katër viteve për kthimin e parave të vjedhura te qytetarët.
“Jo. Do të kërkoni numra nga institucionet. Ne jemi këtu për çështje dhe probleme sistematike. Ajo çfarë nuk funksionoi për 30 vjet, nëse nuk kishim ligj për prejardhjen e pronës ose nëse nuk kemi instrumente të mjaftueshëm midis institucioneve në legjislacionin aktual që do të sigurojnë luftë joselektive kundër korrupsionit dhe krimit, këtë e bëjmë sot”, deklaroi Lupço Nikollovski- zv/ kryeministër për luftë kundër korrupsionit.
Prokurori i shtetit, Lubomir Jovevski tha se prezantimi i sotëm i strategjisë për konfiskimin e pasurisë nuk do të thotë që prona e kryerësve të veprave penale nuk është shqyrtuar deri më tani. Pikërisht Specialja ngriti akuza ku u konstatua dëm milionësh në buxhet. Ndërtimi i autostradave kineze është një nga këto raste me dëmtimin e arkës së shtetit prej 155 milion euro, që për shkak të shkarkimit të një gjykatësi, do të fillojë prej në fillim.
“Kthimi në fillim të këtyre lëndëve do të zgjasë ndjeshëm kohën e përfundimit të tyre, por unë pres që procedura e re t’u japë dinamikë adekuate këtyre rasteve dhe të kemi vendim të duhur gjyqësor më shpejt”, deklaroi Lubomir Jovevski, prokuror shtetëror.
Sot u tha që deri në fund të verës do të dihet edhe teksti i ligjit për prejardhjen e pronës. Dhe derisa autoritetet e prezantonin Strategjinë, shteti assesi s’mund t’i konfiskojë 17 milionë eurot e biznesmenit Sead Koçan dhe kompanisë së tij “Transmet”, i gjykuar në rastin “Trust” të PSP-së për themelimin e një konzorciumi të rrejshëm për gërmim në “TEC Manastiri”./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion
Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha nuk paraqiten në SPAK, ndodhen jashtë vendit
Musmurati: Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë
Moti për pesë ditët e ardhshme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet