LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sërish pa kuorum, nuk miratohet Marrëveshja me Luksemburgun, programi për mbështetje shëndetësore

Kuvendi sërish pa kuorum, nuk miratohet Marrëveshja me Luksemburgun, programi për mbështetje shëndetësore

Në mungesë të kuorumit nuk është miratuar Projektligji për Amendamentimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Dukës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II).

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se në votim kanë marrë pjesë vetëm 70.


Kjo pikë e rendit të ditës u shty për më vonë, ndërkaq në fillim të seancës u shty edhe pika për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 po në mungesë të kuorumit.

Ndryshe, në Kuvend pati përplasje ndërmjet deputetëve të PDK dhe atyre në pozitë.

Deputeti Bekim Haxhiu ka kritikuar mos prezencën e ministrit të Shëndetësisë në Kuvend, ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për këtë marrëveshje, pasi Vitia nuk ishte i pranishëm.

Më pas kryesuesja e Kuvendit sqaroi se ministri Vitia mungon në seancë për shkak të agjendës së ngjeshur.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit

KDI thekson se meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori