Viti 2020 la prapa shumë gjurmë të pashlyeshme. Një vit me shumë sfida, emocione dhe frikë të cilin do ta mbajmë në mend gjatë tërë jetës. Ishte një vit ku e mbarë bota përjetoi diçka që Kosova e përjeton për vite të tëra, ndonëse në forma tjera: izolimin.
Të njohur si “të rinjtë e izoluar të Evropës”, ku liria e lëvizjes tingëllon si një term pothuajse i pamundur, u mblodhën së bashku edhe një herë për të realizuar edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar Anibar, në qytetin perëndimor të Kosovës që mban emrin Pejë.
Kosova edhe pse një vend shumë i vogël është e mbushur me plot potencial kreativ. Kjo vërehet nga persona të të gjitha moshave, e sidomos nga më të rinjtë. Duke qenë i vetmi vend evropian të cilit i mohohet e drejta e udhëtimit pa viza, gjithmonë mirëpret njerëz nga e gjitha bota me krahë hapur.
Kjo është një gjë që Festivali i Filmit të Animuar Anibar bënë tash e 12 vite.
Festivali i Filmit të Animuar Anibar, i njohur si një nga pikat më kryesore kulturore të vendit, gjithmonë ka për qëllim t’iu ofroj një platformë kreative të rinjve nga Kosova dhe nga mbarë rajoni. Me më shumë se 150 vullnetarë adoleshentë të paraqitur për këtë edicion, Anibar vazhdon të jetë një festival i mundësive për të gjithë.
Ky festival ka arritur suksese të njëpasnjëshme prej fillimit të tij 12 vite më parë.
Atmosfera dhe shpirti i festivalit të mahnisin që nga momenti kur hyn në qytetin e Pejës. Është pikërisht energjia e cila e veçon festivalin në tërësi dhe e bënë atë një nga festivalet më unike në rajon.
Peja me Anibar duket qytet krejt ndryshe!
Ky vit shënon edicionin e 12-të të festivalit Anibar që për temë këtë vit ka pikërisht “Izolimin”. Një temë shumë e drejtpërdrejtë por edhe unike në të njëjtën kohë.
Duke marrë parasysh se Anibar është një grup i aktivistëve të përkushtuar të cilët i nxisin të rinjtë të përdorin animacionin për të përcjellë mendimet dhe botëkuptimet e tyre dhe për të trajtuar çështje kryesore sociale që prekin rininë e Kosovës, ka fokus edhe fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë që ata të frymëzohen dhe të shohin gjithçka që ofron bota e animacionit.
Kjo do të ndodhë edhe përmes Programit për Adoleshent dhe Fëmijë, program ky i cili ka një rëndësi të madhe për festivalin, si dhe komunitetin në përgjithësi.
Festivali fillon nga 23 deri me 30 korrik ndërsa Anibar ju mirëpret krahëhapur në qytetin e Pejës, me shpresë se normaliteti është afër pas një vitit sfidues që e lamë pas.
Për të mësuar më shumë rreth programit dhe festivalit në përgjithësi, vizitoni ueb-faqen tonë ose na ndiqni në rrjetet tona sociale!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Christopher Nolan zbulon se gjen frymëzim në filmat e Bond
“Nuk e kisha me tendencë të të dëmtoja në sy” – Gerta dhe Gjesti debatojnë për incidentin me birrën
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” - dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze