Muajt e verës si zakonisht ringjallin ekonominë e vendit dhe jo vetëm. Në dy qytetet e Pollogut, me ardhjen e mërgimtarëve, sidomos pas një viti të dështuar në aspektin ekonomik, kësaj radhe bizneset janë ata që ndjejnë më shumë ardhjen e tyre. Në këta dy qytete çdo ditë në rrugë shihet një frekuentim jashtëzakonisht i madh i njerëzve. Lehtësimi i masave anti covid 19 nga ana tjetër ka bërë që qytetarët të marrin frymë më lirshëm edhe në aspektin e lëvizjes së lirë, por më së shumti ata që u janë gëzuar lehtësimit të masave janë bizneset e vogla dhe të mesme në këtë rajon.
Krahas shumë bizneseve që rimëkëmben ekonomikisht janë edhe butiqet për shitjen e veshjeve për dasma. Kësisoj, tani në këtë periudhë kur është edhe sezoni i dasmave në këtë rajon, një ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit është rruga që në Tetovë dhe rrethinë njihet si “Rruga e Butiqeve”, për shkak se në këtë rrugë operojnë shumë biznese të vogla që kryesisht merren me veprimtarinë e gjësendeve të nevojshme për dasma.
Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e volumit të punës së bizneseve të vogla të cilat nga pandemia ishin shumë pranë falimentimit. Pronarët e këtyre bizneseve shprehen se me ardhjen e mërgimtarëve është rritur edhe puna dhe shpresojnë që në këto dy muaj sadopak të mund të kompensojnë dëmet që kanë pësuar nga pandemia gjatë vitit 2020.
Shumica e pronarëve të dyqaneve në Tetovë thonë se ekzistenca e tyre varet pikërisht nga mërgimtarët. “Ne kishim një situatë të rëndë vitin e kaluar, kur nuk kishim mërgimtarë. Tash këtë verë kemi pothuajse 100 për qind më shumë punë, më shumë klientë. Mos me qenë mërgimtarët duhet që të mbyllim lokalet. Është mirë që i kemi mërgimtarët dhe ata vijnë në vendlindje dhe kështu mbijetojmë edhe ne këtu”, thotë Miftar Xheladini, nga lokali “Rinia” në Tetovë.
Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehet se kthimi i mërgimtarëve pritet që të vendosë në lëvizje bizneset e vogla.
“Normal se prej viteve të kaluar është një fakt shumë i mirë që në vendlindje kemi pjesë të madhe të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, ajo do të thotë shumë për ekonominë, por do të thotë shumë edhe për psikologjinë gjegjësisht për familjet tona që kanë lidhjet e tyre, meqenëse ekonomia e vogël e qytetit, nuk flasim për ekonominë e madhe, është e lidhur kryesisht me shërbimet. Në këtë aspekt lëvizja për bizneset e vogla është shumë më e shprehur, dhe kjo presim që të japë rezultat të mirë apo rezultat pozitiv në fund të verës”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ndërkohë, edhe sektori i gastronomisë që ishte ndër më të goditurit gjatë pandemisë, tashmë ka filluar të punojë pak më normalisht, me gjithë kufizimet që janë në fuqi. Nga ky sektor theksojnë se tashmë çdo natë ka dasma nëpër restorantet e tyre edhe pse shumë prej këtyre dasmave ishin anuluar gjatë vitit të kaluar. Pothuajse shumë sektorë të ekonomisë në rajonin e Pollogut janë aktivizuar me të gjitha kapacitetet, duke përfshirë edhe sektorin e ndërtimtarisë.
Mosardhja e mërgimtarëve për një kohë të gjatë në vendlindje si pasojë e pandemisë, bëri që rajoni i Pollogut të duket i boshatisur, ndërsa me ardhjen e tyre javëve të fundit edhe bizneset ka filluar që të frymojnë më lirshëm. Sipas ekspertëve të ekonomisë, mërgimtarët brenda një viti ekonomisë vendore i ndihmojnë me mbi një miliardë euro. Edhe Të dhënat zyrtare nga Banka Qendrore tregojnë se vitin që lamë pas, edhe pse mërgimtarët nuk kanë qenë prezent ata kanë dërguar para në vendlindje përmes transfereve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në komunën e Tearcës nga gjithsej 9 fshatra vetëm Tearca do të ketë kanalizim
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
“E lindur për së dyti” – gratë luftojnë dhunën në familje me pavarësim financiar
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore