LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e lokaleve në Vlorë dalin me tre kërkesa të reja ndaj qeverisë

Pronarët e lokaleve në Vlorë dalin me tre kërkesa të reja ndaj qeverisë

Pronarët e lokaleve në Vlorë e cilësojnë të pamjaftueshme shtyrjen me një orë të kufizimeve për muzikën në ambientet turistike.

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve që caktoi orën 23:00 si limit për muzikën, drejtuesit e protestës thonë se kanë dhe tre kërkesa të tjera për qeverinë.

Ata kërkojnë që muzika të lejohet gjatë sezonit turisik deri në orën 00:00.


Gjithashtu pronarët e lokaleve shprehen se ora policore për lëvizjen e qytetarëve duhet të jetë deri në orën 02:00.

Një tjetër kërkesë e tyre është dhe prania më e paktë e forcave policore në zonat turistike, pasi sipas tyre krijon efekt negativ në mbarëvajtjen e biznesit të tyre.

Ditën e sotme lokalet janë hapur në zonën e Lungomares në Vlorë, por drejtuesit e protestës thonë për Euronews Albania se janë në pritje që qeveria të reflektojë për kërkesat e tyre. Në të kundërt, ata do të mbyllin shërbimet në formë proteste.