LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet rasti “Parcela në Vodno”, do të vazhdojë pas një muaji

Shtyhet rasti “Parcela në Vodno”, do të vazhdojë pas një muaji

Filloi, pastaj u shty. Gjykimi i rastit “Parcela në Vodno” nuk u mbajt. Pas seancës së parë, ku prokuroria kërkoi që të gjithë të pandehurit të shpallen fajtorë, Penalja informoi se nuk ka kushte për gjykim. Biznesmeni Orce Kamçev dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov mbetën në Shutkë.

Avokatët e tyre presin përkthim të një dëshmie të propozuar nga prokuroria e krimit të organizuar, dokument i siguruar nga ndihma juridike ndërkombëtare, për të dëshmuar se si përmes of shor kompanive nga Belize, dhe përmes llogarive bankare në Zvicër, janë blerë parcela në pjesën elitare të Vodnos.

“E informojmë publikun se për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përkthim në maqedonisht të dëshmive të prokurorisë të paraqitura në gjuhën angleze, si dhe përfshirjen e avokatit të emëruar me detyrë zyrtare në rastin, i shënuar nga prokuroria “TNT”, gjykimi i sotëm për “Parcelat në Vodno” shtyhet – njoftojnë nga Gjykata Penale.


Për “Parcelat në Vodno” gjykimi do të vazhdojë më 19 gusht. Në ndërkohë, Gjykata Penale pret mendimin e Prokurorisë për kërkesën e Kamçevit, paraburgimin në Shutkë ta zëvendësojë me masë më të butë. Edhe në fillim të gjykimit të premten, avokatët e tij e informuan gjykatën se biznesmeni ballafaqohet me shëndet të rënduar, duke e argumentuar me dokumentacion mjekësor se kushtet në burgun e Shutkës mund të jenë të kobshme. Përveç Kamçevit dhe Mijallkovit, ngarkohen edhe nëna e Kamçevit, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq. Përndryshe, i akuzuari i pari është Nikolla Gruevski, i cili do të gjykohet në mungesë. Sipas Prokurorisë, Gruevski derisa ka udhëhequr OBRM-PDUKM-në, ka përvetësuar 1,3 milionë euro donacione për partinë. Më pas, ka blerë parcelë në Vodno, me idenë që të ndërtojë shtëpi me barok, stil i njohur i qeverisjes së tij. Gjithashtu, parcela ka blerë edhe në Krushevë dhe 11 mijë metër katrorë në Vodno, që më pas ia ka shitur Kamçevit nën presionin e “bombave” të publikuara. Gruevski ngarkohet për larje parash dhe përvetësim të pronës në mënyrë ilegale ndërsa të tjerët për larje parash dhe ndihmë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori