LAJMI I FUNDIT:

LDK kritikon Kurtin, Gashi: Deputetët e LVV-së qëllimisht bënë zhurmë derisa fliste Behgjet Pacolli

LDK kritikon Kurtin, Gashi: Deputetët e LVV-së qëllimisht bënë zhurmë derisa fliste Behgjet Pacolli

Edhe njëherë partitë e opozitës po kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin që po qëndron për vizita zyrtare derisa qytetarët e Deçanit u ballafaquan me situatën ende të paqartë, ku u helmuan qindra banorë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë i pyetur për takimin e dytë të Kurtit të Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se tashmë ai po shkel gjithçka të cilën e kishte proklamuar vet sa ishte në opozitë.

“Ajo çka ka kërkuar dhe proklamuar vet sa ishte në opozitë sot po e shkel në mënyrën më të turpshme që nuk ka ndodhur asnjëherë që kryeministri për javë të tëra mos të jetë në Kosovë, që të ndodhin ngjarje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe të mos tregojë afërsinë dhe ndjeshmërinë e tij dhe mbi të gjitha të shkoj në bisedime Serbinë pa plotësuar kriteret të cilat vet i ka vendosur dhe pa i raportuar Kuvendit dhe njoftuar Kuvendin në formë zyrtare se çka është biseduar dhe cilat janë pozicionet politike të Kosovës. Ka një sjelle të papërgjegjshme ka një veprim të kryeministrit i cili e shkatërron mirëbesimin politik në Kosovë dhe kjo sjellje e tij do të marrë përgjigje nga qytetarët e Kosovës”, tha Gashi.


Ndërkohë që në seancën e sotme deputeti Behgjet Pacolli fliste në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetë të tjerë dëgjoheshin gjithashtu, çka edhe e pengoi kreun e AKR-së në fjalimin e tij. Kjo situatë nervozi Pacollin.

E Gashi po thotë se e gjithë zhurma ishte e qëllimshme dhe e bërë nga deputetët e Vetëvendosjes.

Rasti i zoti Pacolli, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin të instruktuara që të bëjnë zhurmë nuk ishte replikë, nuk ishte kundërshtim i asaj që flitej në Kuvend por ishte zhurmë e qëllimshme, e orkestruar e paarsyeshme dhe e panevojshme”, tha ai.

Gashi theksoi se ajo çka vërehet është një tendencë e vazhdueshme e partive në pushtet që të mos ketë klimë mirëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori