LAJMI I FUNDIT:

Aksion policor në Malishevë, arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë

Aksion policor në Malishevë, arrestohen dy persona dhe konfiskohen armë

Sektori i hetimeve nga Stacioni Policor në Malishevë pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje, më datë 17.07.2021 në fshatrat Panorc dhe Lubizhdë të Malishevës ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.


“Gjatë kontrollit në lokacionin e parë, në shtëpinë e personit të dyshuar F.K (dl. 10.01.1969) janë gjetur dhe konfiskuar armët si vijonë : Një pistoletë të tipit REX Delta, 29 fishek të kalibrit të njëjtë dhe një (armë gjuetije)

Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e personit të dyshuar M .B (dl. 28.01.1979) gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar arma: një pistoletë me gas e tipit Zoraki”, thuhet në njoftimin për media.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor për 48 orë, pasi që i dyshuari i parë përveq mbajtjes së armëve pa leje në të njëjtën datë ka përdorur armën dhe është arrestuar për veprat penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe kanosje.

I dyshuari i dytë është arrestuar me po të njëjtën datë për veprën penale Dhunë familjare të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori