Ministria e Punëve të Brendshme, mbajti ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta mes banorëve të dy vendeve .
“Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat përkundër kufijve, na shtynë të angazhohemi për lehtësimin e zhvillimit të jetës dhe veprimtarisë së tyre. Duke njohur mirë këtë, jemi sot këtu të angazhuar si dy shtete që të lehtësojmë çdo procedurë që vështirëson zhvillimin dhe bashkëpunimin e tyre”, tha Sveçla.
Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie në një fjalë rasti zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi, theksoi se Qeveria e Kosovës me udhëheqjen nga Albin Kurti, e ka si përparësi avancimin e jetesës së qytetarëve dhe të bënë të mundur të jenë afër këto dy religjione.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, z. Oliver Spasovski, i cili u shpreh se bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës , për kalimin kufitar shënoj një gjë shumë të mirë për të dyja vendet duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta.
Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi deri më tani është i shkëlqyeshëm dhe hapja e sotme është bërë për kalimin kufitar që do të jetë i sigurt nga tipi lokal dhe që është në interes për qytetarët lokal dhe qarkullimin e tyre për çështje ekonomike apo private.
Gjatë kësaj ceremonie ministri Sveçla shtoj se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të adresojë çështje me interes të përbashkët për qytetarët e dy vendeve tona në mënyrë pro aktive dhe me projekte konkrete, dhe se ky është hapi i parë për rajonin që ka shumë potencial për turizëm që në të ardhmen do të ndihmojë edhe në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025