LAJMI I FUNDIT:

Policia e arreston dhe ia konfison armën 33 vjeçarit në Prishtinë

Policia e arreston dhe ia konfison armën 33 vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçar në fshatin Llukarë të Prishtinës, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “në kuadër të punës së shkëlqyer parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës, me pikësynim të veçantë, gjetjen e armëve dhe municioneve, dukuri kjo që kohëve të fundit ka qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë së rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 12:00, ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë”.

“Marrja e informatave në rrugë operative se në fshatin Llukarë të Prishtinës, një i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, ka rezultuar me angazhim specifik policor me ç’ rast është arrestuar i dyshuari; B. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe pas një kontrolli të detajuar, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit TT, kalibër 7.62 mm, si dhe 25 copë fishek, kalibër 7.62 mm”, vijon njoftimi.


Ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” për tu proceduar më tej në procedurë.

​”Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori