Era Shatri: Është nder për ne, të gjitha jemi të motivuara që do të luajmë për Kosovën
Basketbollistet e Kosovës A janë gati për debutim në arenën ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e femrave do të marrë pjesë në një garë evropiane. Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 korrik në Qipro.
Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë në garat zyrtare ndërkombëtare. Basketbollistja Era Shatri ka folur për përgatitjet deri më tani.
“Kanë shkuar shumë mirë dhe po përgatitemi maksimalisht që të jemi sa më të gatshme për garat ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që luajmë në arenën evropiane. E dimë rëndësinë dhe për këtë nuk ka munguar angazhimi në stërvitje”.
“Kjo është nder për ne. Të gjitha vashat janë të motivuara që do të luajnë për Kosovën, sepse e dimë që më herët këtë mundësi nuk e kanë lojtaret tjera, andaj ne do të japim më të mirën tonë në ndeshjet ndaj Qipros dhe Luksemburgut. Shpresojmë në paraqitje dhe rezultate të mira”, është shprehur Shatri për uebfaqen zyrtare të FBK-së.
Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun dhe synimi është për paraqitje pozitive, pasi kjo është hera e parë që garojnë në arenën ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSan Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq
Në mungesë të Messit, Argjentina ka një numër 10 të ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë