LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon dy persona në kufi, tentuan të fusnin ilegalisht mbi 200 kilogramë mjaltë

Policia ndalon dy persona në kufi, tentuan të fusnin ilegalisht mbi 200 kilogramë mjaltë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona në vendkalimin kufitar “Qafa e Morinës”, të cilët nuk kishin deklaruar se kanë 232 kilogramë mjaltë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur sot, transmeton Telegrafi.

“Me datë 16.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast SPK Qafa e Morinës gjatë punës policore në stacionin kufitar ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona. Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me mjaltë.

Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i Mallit”.

“Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltën e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme

"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin

Politikë
Lansohet platforma

Lansohet platforma "Telegrafi Local News": Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës

Elfije Boletini
Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës

Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës

Lajme
Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Kronika e Zezë
Ambasadori Rohde mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori Rohde mirëpret rizgjedhjen e Gresa Caka-Nimanit në postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori