LAJMI I FUNDIT:

Vdes 16-vjeçari në Gjakovë, ra në hapësirën e ashensorit

Vdes 16-vjeçari në Gjakovë, ra në hapësirën e ashensorit

Një 16-vjeçar ka vdekur pasi që ka rënë në vendin e dedikuar për ashensor, në një objekt që ishte në ndërtim e sipër në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për Telegrafin se 16-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.


Gjurkaj ka dhënë edhe detaje se si ka ardhur deri të ngjarja.

“Datë 15.07.2021, para mesnate, në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ -Gjakovë, viktima e moshës 16 vjeçar së bashku me dy shokë kishin hipur në një objekt gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për të konsumuar cigare”, u shpreh ai.

Tutje, ai shpjegoi se “Objekti ishte i pasiguruar, pa rrethoja të shkallëve dhe në një moment viktima nga kati më i lartë ka rënë në hapësirën që ishte e dedikuar për ashensor”

Gjurkaj tha se “fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë”.

“Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kanë marrë trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, tregoi Gjurkaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori