Banka Qendrore Evropiane (BQE) po bën përparim në përpjekjet e saj për të krijuar një version dixhital të euros ndërsa përdorimi i parave të gatshme bie dhe Kina përshpejton testimin e e-juanit të saj.
Banka qendrore njoftoi një testim dy vjeçar që do të shqyrtojë “çështjet kryesore në lidhje me hartimin dhe shpërndarjen” e euros dixhitale dhe do të analizojë ndikimin e mundshëm në treg.
Vendimi përfundimtar nëse do të prezantohet euro dixhitale do të vjen në vitet e më vonshme, raporton cnn.
“Duke pasur parasysh transformimin në dixhital që ka potencialin për të transformuar pagesat dhe madje edhe të gjithë sistemin financiar, bankat qendrore duhet të jenë të guximshme dhe të ecin në hap me kohën”, tha Fabio Panetta, një anëtar i bordit ekzekutiv të BQE.
Euro dixhitale nuk do të zëvendësonte paratë e gatshme, por do të funksiononte në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.
Në vend që të paguajnë për mallra ose shërbime me para ose kartela bankare, evropianët mund të përdorin formën elektronike të parave, të lëshuar nga Banka Qendrore Evropiane ose bankat qendrore kombëtare në një portofol dixhital.
Panetta tha se banka qendrore do të përpiqet të fillojë zhvillimin e euros dixhitale pas përfundimit të periudhës së hetimit. Ky proces tjetër “mund të zgjasë rreth tre vjet”, duke e vendosur Evropën në rrugën e futjes potencialisht të një monedhe dixhitale në vitin 2026.
BQE pranon që “shumë pyetje duhet të marrin përgjigje” përpara prezantimit të euros dixhitale.
Por banka qendrore beson se ia vlen të eksplorohet “për të siguruar që në epokën dixhitale, qytetarët dhe bizneset të vazhdojnë të kenë qasje në formën më të sigurt të parave, paratë e bankës qendrore”, tha presidentja Christine Lagarde.
Është gjithashtu e qartë se BQE-ja është e shqetësuar për pasojat e pritjes shumë të gjatë për të vepruar, transmeton Telegrafi.
Në një fjalim muajin e kaluar, Francois Vilroa de Gallo, guvernatori i bankës qendrore franceze, tha se” paratë e bankës qendrore mund të lihen mënjanë, pasi përdorimi i parave të gatshme zvogëlohet dhe shfaqen monedha dhe shenja të reja dixhitale”.
Evropa ka filluar ta marrë euron dixhitale më seriozisht pasi Facebook paraqiti planet për krijimin e një monedhe dixhitale në vitin 2019.
Ai theksoi se progresi i Kinës në nisjen e juanit dixhital, i cili tashmë është i disponueshëm në një numër të madh të qyteteve kineze.
“Rreziku është i qartë se Evropa do të humbasë vrullin jo vetëm në përpjekjen e saj për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros, por edhe në ruajtjen e saj”, tha ai.
Por disa ekspertë dyshojnë se euro dixhitale është e nevojshme, duke pasur parasysh se sa konsumatorë bëjnë transaksione duke përdorur karta krediti ose karta debiti ose shërbime të pagesave mobile.
Zyrtarët e Rezervës Federale të SHBA po diskutojnë gjithashtu mundësinë e krijimit të një dollari dixhital, edhe pse ata po lëvizin më me kujdes se homologët e tyre evropianë.
Randall Quarles, kryetari i Rezervës Federale, tha muajin e kaluar se çdo propozim për të krijuar një monedhë dixhitale për bankën qendrore duhet të pastrojë “shkallën e lartë”.
Ai vuri në dukje se dollari amerikan ishte tashmë “shumë i dixhitalizuar” dhe hodhi poshtë idenë që SHBA duhet të veprojë vetëm sepse juridiksionet e tjera po lëvizin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe