LAJMI I FUNDIT:

Grupi punues diskuton draftin fillestar të projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Grupi punues diskuton draftin fillestar të projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Ka filluar punëtoria dy ditore 15 – 16 korrik, lidhur me diskutimin e draftit fillestar të projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar në të cilën përveç zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, të pranishëm janë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, atyre ndërkombëtare si dhe ekspertë të pavarur.

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendësministri, Blerim Sallahu, fillimisht iu ka uruar mirëseardhje të pranishmëve duke vënë theksin në rëndësinë e kompletimit të ligjit. Sipas Sallahu, ky projektligj i cili do të përmbajë dispozita materiale dhe procedurale ka për funksion kryesor kthimin e pasurisë së marrë në mënyrë të kundërligjshme. Sipas tij, pasuria e cila i është marrë qytetarëve pa bazë ligjore, do t’iu kthehet qytetarëve si pronarë kushtetues dhe ligjor i kësaj pasurie në mënyrë që të mbrohet dhe realizohet interesi i përgjithshëm publik.

Sipas MD-së, drafti fillestar i projektligjit i cili është si rezultat i kontributit të anëtarëve të Grupit Punues, përcakton organet kompetente për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, mënyrën dhe procedurën e verifikimit të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme të subjekteve ndaj të cilëve do të bëhet verifikimi dhe konfiskimi, bazuar në standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare.


Projektligji do të diskutohet gjatë dy ditëve të punëtorisë, me synimin e kompletimit të tij, rëndësia e të cilit është kruciale në luftimin dhe ndjekjen e këtij lloji të keqpërdorimit dhe përfitimit të paligjshëm.

Punëtoria mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori