Drejtori Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha në konferencën e përbashkët me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se që nga e shtuna e deri më tani në total numri i pacientëve është 1 mijë e 182.
Ndërsa, vetëm deri në orën 15:00 të ditës së mërkurë në QKMF në Deçan janë trajtuar 120 persona nën dyshimin se u helmuan nga uji i pijshëm.
Ndonëse analizat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) rezultojnë që uji nuk ka çuar deri në helmimin masiv të këtyre personave, i pari i Komunës së Deçanit thotë se do të insistoj që të gjendet shkaku i gjithë kësaj situate, duke theksuar se nuk do të lejojnë që të ndodhë e njëjta gjë sikurse ndodhi në muajin qershor.
“Me datën 10 janë trajtuar 288 pacientë, me datën 12 janë trajtuar 324 pacientë, me datën 13 janë trajtuar 310 pacientë, ndërsa ditën e sotme deri në orën 15:00 janë 120. Po flas për pacientët që janë trajtuar në QKMF. Nuk është vetëm QKMF që i trajton pacientët por janë edhe klinikat private në kuadër tanë, të cilët shkojnë në spitalin regjional të Pejës. 1182 është total deri më sot. Pacientja që ka dalë përtej rrugës, pasi ka marrë terapinë”, tregoi Berisha.
Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ritheksuar se ai dhe gjithë shtabi janë të interesuar që çështja e helmimit të qytetarëve të sqarohet deri në fund dhe të dihen arsyet se si ndodhi e gjitha.
“Dje kemi marrë rezultatet e analizave nga IKShPK ku në bazë të analizave rezulton që uji i pijes dhe në aspektin kimik dhe biologjik është i përdorshëm dhe i pastër por ende duhet të bëhen analiza shtesë që me u gjet faktorët dhe me u ditë shkaqet, arsyet pse ka ardh gjithë ky lloj helmimi. Kam deklaruar që nga dita e parë se bashkë me shtabin dhe gjitha institucionet jemi tepër të përkushtuar që kjo temë me u trajtu dhe me u sqaru deri në fund, qoftë edhe mbi bazën e supozimeve dhe hipotezave të ngritura për të vetmen arsye sepse qytetarët e kanë të drejtë për me ditë arsyen pse ka ndodhur”, theksoi Ramosaj.
Ramosaj ka vlerësuar interesimin dhe vëmendjen e institucioneve qendrore, ku përmendi edhe kontingjentin e barnave që dërgoi Ministria e Shëndetësisë mbrëmjen e së martës në Deçan.
“E mira e kësaj pune është që dje kemi pas edhe vëmendjen e institucioneve qendrore të shtetit. Ministria e Shëndetësisë e ka sjellë në orët e mbrëmjes një kontingjent me barna që janë adekuate për trajtimin e kësaj sëmundje. Kemi në pozicion edhe resurset ushtarake dhe civile për gjitha kapacitet që ka shteti ynë”, tha Ramosaj .
Ramosaj ka ripërmendur edhe rastin e ngjashëm që kishte ndodhur po në këtë komunë në qershorin e këtij viti, por që thotë se nuk do të lejoj që të përsëritet e njëjta gjë.
“Ne kemi pas në 10 ditëshin e parë të muajit qershor një situatë të tillë me banorët e fshatit Krushevc në Pejë, por që furnizohet nga burimi i ujit që është nga Deçani. Kemi ftuar në takim kompaninë ‘Hidrodrini’, IKSHPK, institutin rajonal dhe brenda ditës ata na kanë dhënë një analizë kimike që uji është në gjendje të rregullt dhe më vonë na kanë sjellë edhe analizën biologjike dhe na kanë raportuar se uji është 100 përqind në rregull. Ky rast ka mbetur i izoluar sepse nuk pati raste tjera. Ndodhi tash edhe në muajin korrik m u përsërit e njëjta gjendje, mirëpo në përmasa më të mëdha kjo na bënë me qenë më të fokusuar që këto analiza me qenë më të thella dhe më të detajuara që me ditë a është prej uji. Asnjëherë ne nuk e kemi vendosur asnjë faktor. Por kam deklaruar dhe po insistoj që krejt supozimet dhe hipotezat qoftë teorive konspirative për këtë çështje t’i shkohet në një studim deri në fund”, rithekesoi ai.
Ndërsa këtë të mërkurë Ushtria e Kosovës e ka vënë sot në dispozicion edhe ekipin e saj mjekësore që është në Qendrën e Mjekësisë Familjare po ashtu ka vënë në teren edhe ekspertizën për çfarëdo lloj analize.
Tashmë komuna ka filluar edhe furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone, derisa gjithçka të sqarohet./kp/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A