LAJMI I FUNDIT:

Mbahet trajnimi “Mbrojtja e të miturve dhe etika e medieve”

Mbahet trajnimi “Mbrojtja e të miturve dhe etika e medieve”

Mbahet trajnimi “Mbrojtja e të miturve dhe etika e medieve” – organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Projekti i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës për Lirinë e Shprehjes dhe Lirinë e Mediave-JUFREX2

Në këtë trajnimi morën pjesë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile si dhe zyrtarë të institucioneve publike.

Trajnimi u udhëhoq nga ekspertja e angazhuar nga KiE – Tanja Kersevan Smokvina, e cila prezantoi një kuadër të normave juridike ndërkombëtare që rregullojnë mënyrën e prezantimit të të miturve në paraqitje publike përmes medieve.


Kersevan Smokvina vuri në pah nevojën e rregullimit të këtyre çështjeve përmes ligjit të tregut të medias, sidomos në disa aspekte si: shërbimet audiovizuele, transparenca në pronësinë e medieve, si dhe të financimit të tyre. Ajo gjithashtu paraqiti normativën e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat përcaktojnë standarde të pranuara gjerësisht për respektimin e privatësisë dhe jetës familjare, të shoqëruar me aplikimin e tyre në rastet e mbrojtjes së të miturve në media.

Në këtë trajnim, paraprakisht u diskutua për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, rrezikimin e privatësisë së tyre nga paraqitja publike si dhe nivelin e ruajtjes së privatësisë së të miturve nga mediet kosovare.

Florina Duli – Sefaj – Drejtoreshë e Terres des hommes për Kosovë theksoi domosdoshmërinë e mos identifikimit të identitetit të fëmijëve, qoftë edhe në raste kur të njëjtit përfshihen në vepra penale.

Në anën tjetër, Ardiana Thaçi – gazetare me përvojë të gjatë në media dhe laurate e shumë çmimeve, theksoi se jo gjithnjë përgjegjësia është e gazetarëve. Sipas saj, janë eprorët në media, konkretisht redaktorët, ata që ndërhyjnë dhe vendosin për mënyrën e prezantimit të lajmeve.

Ky trajnim është organizuar në vazhdën e aktiviteteve të projektit JUFREX II, i cili implementohet nga AGK-ja dhe financohet nga BE/KiE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori