Pasi presidenca portugeze gjatë kohës së mandatit të tyre nuk arriti ti zgjidhë çështjet e hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tani të gjithë shpresat janë drejtuar nga Sllovenia e cila nga 1 korriku ka marrë kryesimin me BE-në. Sllovenia e trashëgoi dhe propozimin portugez e cili nuk është i qasshëm për opinionin. Integrimet e vendit siç është e njohur, mbetën edhe më tej të bllokuara pasi që Bullgaria nuk dha “dritë jeshile” për fillimin e negociatave në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg muajin e kaluar. Propozimi portugez është i mirë dhe i balancuar e cila kujdeset për interesat e të dyja palëve, thotë ambasadori slloven në vend, Milan Predan. Sipas tij, presidenca sllovene është e kënaqur që e kanë propozimin, si dhe udhërrëfyesin, sepse këto janë së paku dy baza për arritjen e marrëveshjes. Por, çështja më e rëndësishme, siç thotë Predan, është të gjendet vullnet politik për marrëveshje.
“Tani duhet të shohim se si do të rrjedhin zgjedhjet të dielën në vendin fqinj. Shpresat tona janë se rezultatet do të jenë ashtu se formimi i një qeverie të fuqishme do të jetë e mundur. Shpresojmë se do të ndodhë për një muaj e gjysmë. Rrethanat e mira janë se korniza kohore për formimin e qeverisë bullgare janë është e shkurtër dhe nëse rezultati e mundëson atë, do të kemi qeveri gjatë verës dhe atëherë do të kemi dikë me të cilin do të bisedojmë. Por ne nuk presim vetëm në këtë, por jemi aktiv. Nuk kemi qëllim vetëm të presim të formohet qeveria e re. Nuk duam të presim deri në dhjetor”, tha Predan.
Në fund të dhjetorit mbaron presidenca sllovene me BE-në. Bullgaria vlerëson se nuk përmbushet marrëveshja për fqinjësi e cila ishte nënshkruar në vitin 2017 me vërejtje të lidhura me historinë, dhe me këtë se nuk janë përmbushur kërkesat e tyre për kornizën negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Propozimin portugez në Sofje dhe Shkup e dorëzuan komesari për zgjerim Oliver Varhei dhe ministri i jashtëm portugez, Augusto Santosh Silva. Bullgaria në pranverë mbajti zgjedhje, ndërsa kontaktet zyrtare për gjendjen e zgjidhjes mes dy vendeve gati se ishin të ngrira. Tani vendin fqinjë e udhëheqë një qeveri teknike, për shkak të rezultateve zgjedhore pas të cilave nuk ishte e mundur të formohej një qeveri politike, ndërsa zgjedhjet për të pasur një qeveri të tillë mbahen sot.
Në fillim të korrikut kryeministri slloven Janez Jansha deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se në vend të parë është interesi i Bullgarisë dhe pastaj ky i vendit kandidat. Ai plotësoi se Sllovenia e kupton qëndrimin bullgar sa i përket refuzimit për fillimin e negociatave ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.“Kur jemi në një familje, interesi i saj është në vend të parë dhe pastaj vjen ky i të tjerëve” duke shtuar se “duhet të veprojmë si një familje, në të kundërtën jemi në rrezik”. Ai e mbështeti edhe platformën portugale për rifillimin e negociatave. A do të shfrytëzohet periudha pas zgjedhjeve në Bullgari për afrimin e qëndrimeve, sipas politologut bullgar, Anton Pançev është e pasigurt. “Rezultatet e zgjedhjeve nuk do të jenë shumë të ndryshme në krahasim me zgjedhjet në prill. Kësaj here në Kuvend mund të hyjnë 7 madje edhe 8 parti, që do të thotë se qeveria e ardhshme vështirë do të formohet me një mbështetje më të gjerë. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, të gjitha partitë deklarojnë se do të vazhdojnë të veprojnë në linjë me Deklaratën e Kuvendit bullgar nga 10 tetor 2019”, shprehet ai.
Pançev mes tjerash thotë se në Bullgari ka shpresa se pala maqedonase do të jetë konstruktive dhe do t’i realizojë premtimet për përmbushjen e Traktatit për miqësi. Sipas tij, gjatë takimeve të kryeministrit Zoran Zaev më 17 qershor me presidentin Radev dhe me kryeministrin Janev, si edhe në bisedat midis ministrave të punëve të jashtme Stoev dhe Osmani, nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehën gatishmëri për realizimin e këtyre zotimeve: “Në afate të shkurtra Shkupi të konfirmojë në OKB se emri i shtetit ka lidhje vetëm me subjektin politik‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, por jo edhe me rajonin gjeografik “Maqedonia e Veriut”, një pjesë prej të cilit ndodhet në Bullgari; Republika e Maqedonisë së Veriut përfundimisht të heqë dorë nga çdo pretendim ndaj Bullgarisë, duke konfirmuar se nuk ka baza historike, etnike dhe të tjera që të kërkojë statutin e pakicës në territorin bullgar për njerëz që nuk janë nënshtetas të Maqedonisë së Veriut;Në Republikën e Maqedonisë së Veriut të fillojë proces për reabilitimin e viktimave të komunizmit jugosllav, të përndjekura për shkak të vetëdijes së tyre bullgare; Republika e Maqedonisë së Veriut të adaptojë me Bullgarinë përmbajtjen e programeve mësimore me qëllim reflektimin objektiv të historisë sonë të përbashkët sipas detyrimeve në nenin 8 të Traktatit të miqësisë, si edhe tërhiqet përmbajtja mësimore që propagandon urrejtje ndaj Bullgarisë (neni 11, p. 6); Identifikimi së bashku me Bullgarinë dhe heqja e tabelave dhe mbishkrimeve në territorin e Maqedonisë së Veriut që propagandojnë urrejtje ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve. Pra, qëllimi bullgar është se realizimi efektiv i Traktatit duhet të përfshihet në kriteret e paraanëtarësimit në Kuadrin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë kjo do të jetë një proces i brendshëm për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar për “Koha”, politologu bullgar, Anton Pançev.
Ndryshe, ministri i jashtëm bullgar, Svetllan Stoev porositi se autoritetet maqedonase duhet ti bindin jo vetëm partnerët evropian, por edhe vendin e tyre se kanë vullnet për zgjidhje bilaterale të problemeve. “Pala bullgare punon në dy linja, dialogun bilateral dhe dhënien e garancave në suaza të negociatave të vendeve anëtare të BE-së se marrëveshjet të nënshkruara nga RMV, përfshirë atë me Bullgarinë, do të implementohen në të ardhmen”, deklaroi Stoev. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: 150 milionë euro grante vjetore, ulje e çmimit të energjisë për 20 për qind
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja
Georgiev: Këtë vit nuk ka festim të përbashkët për ”Goce Dellçevin”, nuk kemi marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet