Dyshimet për helmim nga uji, rritet numri i fëmijëve që paraqiten në QKMF Deçan
Që nga e shtuna e deri sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 823 pacientë prej të cilëve 428 kanë qenë me simptoma të njëjta, e të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Gjatë së hënës është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion primar shëndetësor.
Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, thotë se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.
Ai deklaroi se gjatë ditës së sotme është vërejtur një rënie e fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por që tha se sot numri më i madh i atyre që kanë kërkuar shërbime mjekësore kanë qenë fëmijët, por që sipas tij gjendja e tyre është stabile.
“Nëse flasim për numra që nga dita kur kemi filluar, prej të shtunës në ora 15:00 deri më sot në mëngjes, pa i përfshirë rezultatet e ditës së sotme të cilët ende nuk i kam të kompletuara kanë qenë 823 pacientë të cilëve iu kemi ofruar vizita mjekësore në shërbimin urgjent pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Nuk janë të gjitha shërbimet këtu, se ne kemi edhe aktivitete të tjera përpos vizitave mjekësore, po prej këtyre 823 vizitave mjekësore që kemi pas kanë qenë 428 me simptomatologji të njëjtë”, deklaroi ai.
Berisha, në një intervistë për KosovaPress, thotë se të gjithë pacientët kanë qenë me simptoma të njëjta, gjë që i ka bërë të mendojmë se mund të jetë helmim nga uji.
Me të vërejtur fluksin e qytetarëve që iu kanë drejtuar QKMF-së për trajtim mjekësor, Berisha u shpreh se kanë njoftuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, e të cilët kanë marrë analizat kimike dhe ato mikrobiologjike.
“Pacientët kanë ardhur me simptoma të njëjta, me marramendje, kanë qenë me dhimbje barku, me jashtëqitje, me temperaturë dhe ne na ka shtyrë të dyshojmë se prej çka është kjo. Në bazë të anamnezës së pacientëve, në bazë te regjionit të cilin janë paraqitur pacientët ne kemi dyshuar se mos mund të jetë kjo gjendje hidrike dhe menjëherë e kemi alarmuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, e kemi njoftuar kryetarin e Komunës, drejtorinë për Shëndetësi dhe janë sensibilizuar të gjitha organet relevante”, thotë ai.
Sipas tij, asnjë prej pacientëve nuk ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa theksoi se ditën e sotme ka pasur një fluks më të madh të fëmijëve që kanë kërkuar shërbime shëndetësore.
“Numri i fëmijëve sot është rritur pak më shumë, për shkak se të shtunën dhe të dielën nuk ka punuar pediatri, sot pediatri më referoi se është një numër goxha i madh edhe i fëmijëve. Nuk ka pasur pacientë të cilët kanë qenë rëndë. Prej 823 rasteve shërbimet që ne i kemi ofruar vizitave mjekësore, 22 i kemi referuar në Spitalin Regjional të Pejës, të cilët nuk kanë qenë vetëm me këtë simptomatologji, ata kanë qenë edhe me sëmundje të tjera kronike”, shprehet ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kryer analizat kimike sipas të cilave uji është në rregull, megjithatë Berisha thotë se vetëm këto analiza nuk e heqin dyshimin se helmimi ka mundur të vijë nga uji.
“Sot kemi rezultatet e mostrave kimike që janë fatbardhësisht të mira, por nuk e heqin dyshimin vetëm mostrat kimike, se me këto mostra që kemi marrë në aspektin kimik ne veç e eliminojmë dyshimin se nuk është bërë hiperklorizimi i ujit. Mirëpo për ne shumë më rëndësi në këtë rast është analizat mikrobiologjike të cilat janë në përpunim e sipër”, thotë Berisha.
Lidhur me rastin, sot ka mbajtur konferencë për media edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se nuk do të ndalen derisa të vijnë tek e vërteta se si ka ardhur deri tek helmimi i qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës