LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e diskotekave kërkojnë përkrahje, Qeveria thotë se po monitoron situatën epidemiologjike

Pronarët e diskotekave kërkojnë përkrahje, Qeveria thotë se po monitoron situatën epidemiologjike
Ilustrim

Pronarët e klubeve të natës po kërkojnë nga qeveria e Kosovës që t’u ndihmojë bizneseve të tyre pasi nga pandemia kanë pësuar humbje të konsiderueshme ekonomike.

Nga qeveria thonë se janë duke e vlerësuar situatën për të dalë me një vendim të ri për këtë sektorë të gastronomisë.

Janë bërë afro 1 vit e gjysmë që kur klubet e natës janë të mbyllura.


Pronarët e diskotekave në kryeqytet që nga ajo kohë kanë kërkuar nga institucionet e vendit përkrahje financiare.

Ardian Hoxha, pronar i një diskoteke kërkon që një vendim të merret gjatë këtij sezoni veror.

“Edhe ne do t’i respektojmë masat sikurse sallat e dasmave. Ne kemi lutje të sinqertë për qeverinë. Ata janë votuar për të zgjidhur probleme e jo të thellojnë ato”, deklaroi  Hoxha

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu ka dhënë detaje për RTK-në.

“Situata epidemiologjike është duke u monitoruar vazhdimisht. Çdo vendim mbi masat e reja apo lehtësimin e mëtutjeshëm të tyre do të merret në përputhje me situatën epidemiologjike, rekomandimeve të ekspertëve dhe në konsultim me hisedarët e tjerë”, ka thënë Kryeziu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori