LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i 31 shqiptarëve në Rrugën e Kovaçëve – banorët thonë se në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviqi

Ekzekutimi i 31 shqiptarëve në Rrugën e Kovaçëve –  banorët thonë se në krye të aksionit ishte Oliver Ivanoviqi

Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e tyre.

Për këtë krim, ata vazhdojnë ta fajësojnë shtetin serb, ndërsa në krye të aksionit, thonë se ishte Oliver Ivanoviq.

Sipas dëshmitarëve, aksionin ku u vranë 31 shqiptarët në Mitrovicë, e udhëhoqi Oliver Ivanoviq.


Dhimbja për familjarët e vrarë nga serbët në luftë, është ende e madhe.

Pikërisht në këtë vend, Tefik Sejdiu, i ka kujtimet e fundit me babain, axhën dhe djalin e tij.

Ismet, Rexhep, e Mustafë Sejdiu, ishin në mesin e 31 kosovarëve, të cilët mesditën e 14 prillit të vitit 1999, u ekzekutuan në këtë vend, që njihet si Rruga e Kovaçëve në Mitrovicë.

Tefiku atëkohë 14 vjeçar, e mbanë në mend në detaje, ditën kur forcat serbe, e rrethuan ndërtesën e tyre.

Tefik Sejdiu, shpresonte që babai i tij, Ismeti, do të shpëtonte nga duart e forcave serbe.

Por, edhe Ismet Sejdiu, pati fatin e njëjtë me vëllain dhe nipin.

E pasi i mblodhën meshkujt e kësaj lagje, ata i shtrinë me duart pas koke në këtë vend.

Por, përzgjedhjen e meshkujve, Shadije Pllana – Hoti, që në këtë masakër ka të vrarë burrin e dy vëllezërit, thotë që e bën pikërisht fqinjët e tyre serbë.

Edhe Shadija, i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.

E 6 muaj me vonë, trupat e 31 të vrarëve, do të gjindeshin brenda një varri masiv në Vidomiriq të Mitrovicës

E gjithë këtë aksion kundër shqiptarëve, sipas dëshmitarëve, e udhëhoqi ish-politikani i vrarë serb, Oliver Ivanovic.

Madje, veprimet e tij atë ditë, banorët i kanë ende të freskëta.

Në këtë masakër, morën pjesë tri njësite të forcave serbe, në mesin e tyre, edhe njësiti paramilitar i njohur si Frenkit.

Ndërsa në vendin ku u ekzekutuan 31 shqiptarët, është vendosur kjo pllakë përkujtimore në nderim të tyre./T7

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori