LAJMI I FUNDIT:

Konjufca për gjenocidin në Srebrenicë: Serbinë e udhëheq një president i cili në atë kohë ishte ministër i kryekriminelit Millosheviq

Konjufca për gjenocidin në Srebrenicë: Serbinë e udhëheq një president i cili në atë kohë ishte ministër i kryekriminelit Millosheviq

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca tha se sot Serbinë e udhëheq një president i cili në atë kohë ishte ministër i kryekriminelit Millosheviq dhe se me drejtësinë nuk janë ballafaquar ende mijëra krimnelë serbë të luftës.

Më tej ai ka kujtuar edhe zotimin e presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiq i cili thoshte se “për çdo serb të vrarë do t’i vrasim 100 boshnjakë”.


“Por e liga ende jeton përderisa në Srebrenicë, sikur edhe gjithandej nëpër Kosovë, vazhdojnë të mbeten të hapura shumë varre, në pritje të trupave të të zhdukurve me dhunë që kërkojnë prehje”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.

Në fund tha se Serbia ende nuk e pranon dhe nuk është ndëshkuar për gjenocidin e ushtruar me zjarr e hekur në Srebrenicë dhe në Kosovë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Ndërsa në seancën e 7 korrikut (2021), deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e cila lëshoi sallën në momentin që u inicua kjo rezolutë./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori