Gjilani ka nisur sot në mëngjes fushatën e korrje – shirjeve, pas vlerësimit që Komisioni komunal se pjekja teknologjike është arritur dhe ka vendosur që fushata të nis sot për korrjen e tre mijë hektarëve me grurë, 100 hektarëve me elb dhe 30 hektarëve me tërshërë, sa janë të mbjella këtë vit në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka hapur fushatën e korrje-shirjeve në arat e Livoçit të Poshtëm, ka uruar për fushatë të suksesshme dhe bereqet për fermerët, duke theksuar se në kuadër të punës së tij, fermeri ka qenë fokus kryesor që të punohet toka dhe të zhvillohet veprimtaria bujqësore në të gjitha fushat.
“Presim rendimente të mira dhe uroj që fermerët të ndahen të kënaqur me bereqetin që ka dhënë Zoti. Kushtet klimatike janë shumë të mira dhe besoj që me sukses dhe në kohën optimale të arrihet korrja e të gjitha arave me grurë, elb e tërshërë. Uroj çdo familje bujqësore dhe çdo bujk gjatë mbledhjes së bereqetit të jenë të kënaqur në familjet e tyre, sikur edhe ne që kemi subvencionuar vazhdimisht bujqësinë që toka të mbillet sa më shumë”, ka thënë Haziri.
Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se në bashkëpunim me komisionin komunal, grumbulluesit e grurit dhe fermerët kemi vlerësuar se gruri ka arritur pjekjen teknologjike dhe monitorimi do të bëhet vazhdimisht deri në korrjen e ngastrës së fundit.
“Së pari falënderoj kryetarin e Komunës në emër të të gjithë bujqve, sepse gjatë gjithë kohës kemi qenë pranë tyre me promovim, mbështetje, sjellje të varieteteve të reja, por edhe duke i siguruar ato. Përpos mbështetjes në mekanizim dhe me forma të ndryshme, kryetari Haziri vazhdimisht është angazhuar për mbështetje të brezit të ri. Pritjet janë për rendimente të larta nga ajo që shihet në terren dhe urojmë që koha të jetë në favorin e të gjithë neve që ta përfundojmë fushatën sipas planifikimit. Komisioni komunal është vazhdimisht në terren dhe po bënë kujdesin maksimal që gjithçka të shkoj mirë. Lusim të gjithë fermerët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin ngastrat pas korrjes sepse edhe janë të sanksionueshme por edhe të dëmshme për vet tokën”, ka porositur drejtori Ramadani.
Meriton Hajdari, fermer i cili ka të mbjella 25 hektarë me grurë, ka thënë se është shumë i kënaqur me mbështetjen, derisa ka porositur që Komuna e Gjilanit në këtë mënyrë të vazhdojë edhe më tutje në trajtim të fermerëve dhe bujqësisë, sepse duhet të punohet dhe ka levërdi nga puna që ai ka bërë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'