LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Prishtinë, dy të lënduar

Aksident komunikacioni në Prishtinë, dy të lënduar
Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në Rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë. Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë”, tha Borovci.


Sipas tij, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka  dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti. /Telegrafi/