50 fëmijë të hospitalizuar në Gjevgjeli, doktorët dyshojnë për simptoma post-Covid
50 fëmijë dhe foshnja nga Gjevgjeli gjatë muajit të fundit kanë kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin e përgjithshëm lokal. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë që fëmijët janë me simptoma të infeksionit respirator apo gripit, si temperaturë dhe kollë, të cilat nuk janë tipike për këtë periudhë të vitit. Fëmijëve u është bërë test PCR për Covid-19, por kanë rezultuar negativ.
“Siç tha drejtori kjo pasqyrë klinike nuk është specifike këtë periudhë të vitit. Janë infeksione ose sëmundje të cilat janë karakteristike te fëmijët në periudhën e vjeshtës. Në testet PCR që ua kemi bërë, nuk ka rezultuar virusi SARS-COV2 por duhet ta dimë se për çfarë bëhet fjalë. Sapo të kemi informacione, ngaqë sot do të përfundojë konsultimi në vend ngjarje, do të shohim nëse duhet të merret edhe strisho shtesë dhe do ta dimë saktë se për çka bëhet fjalë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Një ekip ekspertësh nga Klinika Universitare e Fëmijëve në Shkup, i udhëhequr nga Drejtoresha Aspazija Sofijanova, në mëngjes ka marrë rrugën për në spitalin e Gjevgjelisë, për të përcaktuar diagnozën e simptomave në fjalë.
“Ne kemi ardhur me pajisje të plota nga Klinika për të marrë një panel të tërë respirator dhe për të përcaktuar saktësisht nëse është një virus, një mutacion i një virusi ose diçka që e ka zakon të paraqitet këtë periudhë, ndonjë lloj paraziti, ose ndonjë variant i tretë, por ne do ta dimë këtë pasi të kemi bërë një kontroll paraprak të pasqyrës klinike të fëmijëve, si dhe diagnostikën që ne kemi sjellë me vete dhe e cila do të jetë si diagnostikim i dytë, që kolegët tanë nga Gjevgjelia e kanë bërë dje”, u shpreh Sofijanova.
Mirëpo sipas pasqyrës klinikë të fëmijëve doktoresha dyshon për simptoma post-covid ose imunitet të fjetur.
“Te fëmijët më tipike ishte periudha post-covid, mund të asocojë në periudhën post-covid. Këtë do ta shohim. Nga ana tjetër mund të jetë edhe ngecje e sistemit imunitar te fëmijët që zgjat, sepse ata ishin të izoluar në shtëpi, nuk kanë lëvizur nëpër shkollë dhe disi sikur është ndërprerë e gjithë puna në promovimin e sistemit imunitar”, sqaroi më tej ajo.
Doktoresha Sofijanova tha se kolegët e kanë njoftuar se raste të tilla ka edhe në shumë qytete tjera. Ajo pohon se pasi të përfundojë kontrolli do të mund të dalin me konkluzione dhe rezultate konkrete./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje