LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë për Srebrenicën: Të mos harrohet dhe të mos përsëritet

Kuvendi i Maqedonisë për Srebrenicën: Të mos harrohet dhe të mos përsëritet

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me Ferid Muhiqin, Ilija Nikollovskin dhe Zeqir Ramçilloviqin, në shenjë të shënimit simbolik të përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Respektivisht, Kuvendi, në vitin 2010 miratoi Deklaratë për mbështetjen e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Srebrenicën prej më 15 janar 2009 dhe u obligua që të shënojë në mënyrë përkatëse 11 Korrikun – Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Duke filluar prej viti 2017, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte i pranishëm në komemoracionin në Qendrën Memoriale Potoçarë, me çka shprehej respekti ndaj të gjitha viktimave në Srebrenicë prej më 11 Korrik të vitit 1995.


Por, për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së prezencës fizike në Srebrenicë këtë vit, Kryetari Xhaferi dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit që viteve të kaluara kanë qenë të pranishëm në shënimin e 11 Korrikut në Potoçarë, vendosën që me një takim të shënojnë përvjetorin e gjenocidit.

Në takim u potencua se, edhe pse në Rezolutën e Parlamentit Evropian të miratuar në vitin 2009, nuk përmendet gjenocidi, në Deklaratën tonë, gjenocidi emërtohet me emrin e vërtetë në shenjë kujtimi, me qëllim që mos përsëritet kurrë më. Po ashtu, edhe pse Kuvendi në tekst u obligua të shënojë 11 Korrikun, kjo për herë të parë ndodhi tek në vitin 2017, me prezencë në komemoracionin në Srebrenicë të delegacionit të parë të Kuvendit në përbërje Zeqir Ramçilloviq, Ilija Nikollovski dhe Rexhail Ismaili.

Me këtë shënim simbolik, Kryetari i Kuvendit dhe deputetët shprehën respektin ndaj viktimave dhe dërguan mesazhin – “Srebrenica mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet!”

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori