LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti mbushet me mërgimtarë, sot 50 aeroplanë drejt Prishtinës

Aeroporti mbushet me mërgimtarë, sot 50 aeroplanë drejt Prishtinës

Arritja e mërgimtarëve në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë po vërehet nga aterrimi i numri të madh të aeroplanëve dhe numrit të madh të qytetarëve që po presin arritjen e familjarëve të tyre.aeroporti

Vetëm gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se do të aterojnë rreth 50 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës me mërgimtarë tanë, ndërsa 20 fluturime të tjera planifikohen të zbresin deri të shtunën në ora 09:00.

Muajt e verës tashmë po sjellin mërgimtarët në vendlindje. Mijëra udhëtarë kanë ardhur vetëm këto ditë e para të muajit korrik.


Nga ana tjetër, ardhjet e shumta janë edhe me automjete, por këtë vit, shumë prej tyre po e shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se shteti zviceran dhe ai gjerman prijnë me numrin e mërgimtarëve kosovarë.

Pothujase të gjitha kompanitë ajrore në këto dy vende kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për të udhëtuar drejt Kosovës.

Kujtojmë se në vitin e kaluar pandemik shumë mërgimtarë hezituan të vijnë në Kosovë për shkak të virusit COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori