IPKO Foundation në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], ka filluar me sukses trajnimet për zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme në komunën e Gjilanit dhe atë të Lipjanit.
Faza e parë e këtij projekti përfshiu trajnimet dy-ditore në programet, metodologjia për avokim social [PODIUM], shkrimi dhe leximi kritik medial [PONDER], ndërmarrësi me ndikim social [UPSHIFT].
Trajnimet janë mbajtur me mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta në Gjilan, “Dr.Asllan Elezi” dhe “Xhavit Ahmeti”, si dhe në Lipjan në shkollat “Ulpiana” dhe “Adem Gllavica”. Nga të dhënat e dy komunave, vërehet pjesëmarrje më e madhe e grave mësimdhënëse në trajnim. Në Komunën e Gjilanit, nga 44 pjesëmarrës, 24 ishin gra dhe 20 burra. Ndërsa, në Komunën e Lipjanit, nga 93 mësimdhënës pjesëmarrës, 51 ishin gra dhe 42 burra.
Programet e trajnimit janë të ndërlidhura me katër fusha të kurrikulës: “Gjuhët dhe komunikimi”, “Shoqëria dhe mjedisi”, “Shkencat e natyrës” dhe “Jeta dhe Puna.”
Qëllimi i këtij trajnimi është që këta mësimdhënës t’ju ofrojnë nxënësve mësim sa më cilësor dhe praktik, përmes inkuadrimit të programeve UPSHIFT, PODIUM dhe PONDER në kurrikula mësimore. Kjo do të rezultojë me përgatitje më të lartë profesionale të nxënësve, të cilët do të zotërojnë shkathtësitë e kërkuara në tregun e punës.
Pjesëmarrësit e punëtorisë rreth metodologjisë për avokim social [PODIUM] patën rastin që të zhvillojnë njohuritë e tyre rreth avokimit për mirëqenien e komunitetit. Kjo u arrit përmes moduleve të shtjelluara në trajnim, në lidhje me identifikimin e problemeve dhe nevojave të komunitetit, hartimin e kornizës për avokim, taktikat e avokimit dhe menaxhimin e buxhetit. Në fund të trajnimit, mësimdhënësit përgatiten dhe prezantuan fushata të ndryshme, të cilat i kishin ideuar vetë.
Ndërsa, në programin mbi shkrimin dhe leximin kritik medial [PONDER], mësimdhënësit përvetësuan katër module kryesore. Përmbajtja e këtyre moduleve ishte e fokusuar në shfrytëzimin e të menduarit kritik për shkrim-lexim medial, diversitetin në media – pozicionimin dhe përvojën, leximin e fotografive si dhe fuqizimin përmes shkrim – leximit medial. Trajnimi i mësimdhënësve në këtë program u karakterizua nga përgatitja e skicës për artikull, diskutimi për hapat e mëtutjeshëm dhe vlerësimi i trajnimit.
Sa i përket programit “Ndërmarrësi me ndikim social” [UPSHIFT], mësimdhënësit u trajnuan në katër faza, duke filluar me të kuptuarit (trungu i problemit dhe 5 Pse-jat), për të vazhduar pastaj me dizajnimin, zhvillimin, testimin dhe realizimin e sfidës. Në fund të programit, mësimdhënësit bën përgatitjen dhe prezantimin e fushatës në lidhje me idetë e tyre inovative.
Deri në fund të muajit prill 2022, mësimdhënësit e trajnuar do të jenë të gatshëm të ndihmojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ideve kreative të nxënësve të tyre, me theks të veçantë në përvetësimin e shkathtësive kyçe të kërkuara në shek. 21.
Trajnimet e mësimdhënësve organizohen dhe implementohen nga IPKO Foundation në komunat Gjilan dhe Lipjan, ndërsa mbështeten nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI].
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'