LAJMI I FUNDIT:

Atletet e rralla Nike do të dalin në shitje për 1.2 milion dollarë

Atletet e rralla Nike do të dalin në shitje për 1.2 milion dollarë

Një palë atlete të vrapimit në terren – të bëra me dorë nga bashkëthemeluesi i Nikes, Bill Bowerman – duke shfaqur një “logo prototipi” mund të arrijnë 1.2 milion dollarë në ankand, sipas Sotheby’s.

“Këto atlete të rralla të pistave të bëra në vitet 1960 dhe modifikuar në fillim të viteve 70 përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të origjinës së markës Nike”, njoftoi Sothebys.

Këpucët u bënë fillimisht për sprinterin dhe olimpistin kanadez, Harry Jerome, raporton cnn.


Jerome vendosi gjithsej shtatë rekorde botërore gjatë karrierës së tij dhe fitoi një medalje bronzi në Lojërat Olimpike Verore 1964 në Tokio, transmeton Telegrafi.

“Dihet që ekzistojnë shumë pak çifte, njëra prej të cilave mbahet në Koleksionet Speciale dhe Arkivat Universitarë të Bibliotekës Knight në Universitetin e Oregonit”, shkruan më tutje në njoftim.

Dizajni unik u frymëzua nga një llambë e vendosur në një tryezë të Bowermanit në në Fossil, Oregon.

Në vitin 1964, atëherë trajneri i Universitetit të Oregonit dhe një ish-atletë, Bowerman së bashku me Phil Knightin themeluan Blue Ribbon Sports.

Në 1978, Blue Ribbon Sports ndryshoi emrin e saj në Nike, Inc. Menjëherë pas kësaj, kompania nisi një linjë veshjesh dhe nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Michael Jordanin.

Ofertat në internet do të fillojnë më 23 korrik – ditën e Ceremonisë së Hapjes së Olimpiadës Tokio 2020 – në Sothebys.com. /Telegrafi/