LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia në emrin tuaj!

Shtëpia në emrin tuaj!

Që nga momenti kur e keni ndërtuar shtëpinë, jetoni në të me më të dashurit tuaj. Momentet më të mira familjare i keni kaluar në shtëpinë tuaj. Rahatia e juaj përshkruhet me thënien “S’ka si n’shpi teme”.

E gjithashtu edhe tatimin në pronë dhe shërbimet komunale i paguani me rregull. “Mirëpo, a keni leje ndërtimi për shtëpinë tuaj?”

Nëse shtëpia juaj është ndërtuar pa leje, atëherë ju ligjërisht nuk figuroni si pronar në kadastër, edhepse jetoni së bashku me familjen në të. Që shtëpia juaj të regjistrohet edhe ligjërisht në emrin tuaj në kadastër, duhet t’i shfrytëzoni mundësitë që jua jep Ligji për Legalizimin e Ndërtimeve pa Leje. Ky ligj ju mundëson që, përmes procedurave të thjeshtësuara dhe me çmim të volitshëm, ta regjistroni shtëpinë tuaj në kadastër.

Këtë mundësi e kanë të gjithë pronarët e ndërtimeve pa leje, të cilët i kanë ndërtuar ndërtimet para datës 5 shtator 2018. Këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë deri më 4 shtator 2021.

Njëra ndër përfitueset e procesit të legalizimit është edhe Mrika Vraniqi, e cila e ka ndarë me ne tregimin e saj.

Përveç që do ta regjistroni shtëpinë në emrin tuaj dhe të bëheni pronar i ligjshëm i shtëpisë ku jetoni me më të dashurit tuaj, ju do të keni edhe një sërë përfitimesh tjera për të ardhmen tuaj financiare dhe familjare.

Sipas Simon Palushit, bashkëpronar në Agjencinë për Shitblerje të Patundshmërive “Pirro”, “shtëpitë e legalizuara mund të shiten më lehtë dhe blerësit kanë mundësi të shumta për financimin e blerjes, për dallim prej shtëpive të pa legalizuara,“ sqaron ai.

Shtëpitë të cilat nuk kanë leje dhe nuk janë të regjistruara në kadastër nuk mund të përdoren si hipotekë për kredi bankare. Ndoshta për momentin nuk ju duhet financim nga banka. Mirëpo, në të ardhmen,shtëpinë të cilën ju e posedoni mund ta përdorni si hipotekë për kredi bankare për investim në biznes apo për qëllime të tjera familjare.

Sipas Gëzim Gjikollit, menaxher për këshilla financiare në Deloitte, “Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje paraqet një potencial ekonomik, pasi që u mundëson ekonomive familjare t'i përdorin ato shtëpi si kolateral për hipotekë dhe në këtë mënyrë të rrisin kapitalin për punë në biznese familjare.”

Me ligjin e ri të legalizimit ju e keni mundësinë të aplikoni për legalizimin e shtëpisë suaj me vetëm 4 dokumente.

  1. Aplikacionin, i cili është shumë i thjeshtë për t’u plotësuar. Qytetaret e Komunës se Prishtinës, formularin mund ta shkarkojnë këtu.
  1. Deklaratën e përgjegjësisë së pronarit për strukturën e ndërtimit. Qytetarët e Komunës së Prishtinës formularin mund ta shkarkojnë këtu.
  1. Matjet gjeodezike nga një gjeodet i licencuar. Gjeodetët janë të informuar për procesin e legalizimit dhe mund t’ju ndihmojnë në proces të aplikimit.
  1. Certifikata e pronësisë së tokës ku është ndërtuar ndërtimi. Nëse nuk e keni, ju mund të aplikoni me 3 dokumentet e mësipërme dhe certifikatën e pronësisë së tokës ta dorëzoni në momentin kur e siguroni.

Apliko për legalizimin e shtëpisë!

Me vetëm 4 dokumente për vetëm 1€ për metër katror

Kurrë s’ka qenë më lehtë e më lirë!

Mund të aplikoni deri më: 4 shtator 2021

Për më shumë informacione për legalizimin e ndërtimeve pa leje, vizitoni faqen e MMPHI-së, Legalizo, Ndërtimin / Legalizuj Izgradnju në Facebook.

Ky artikull është pjesë e fushatës motivuese për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori