Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet komunale por edhe për vetë qytetarët e Deçanit, e kjo shkak i kontekstit që është me Manastirin që gjendet në këtë komunë.
Ditëve të fundit forcat e KFOR-it, në afërsi të Manastirit kanë bërë përforcimin e barrikadave.
Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët kanë thënë se këto barrikada reflektojnë pasiguri, presion politik dhe pengesa për zhvillimin e jetës normale në këto hapësira.
Lidhur me vendosjen e këtyre barrikadave, KFOR-i në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se kjo është bërë për qëllim të mbrojtjes së Manastirit.
“Punimet u bllokuan pasi nuk u respektuan kushtet e rëna dakord në fazën e projektimit për ekzekutimin e punëve nga kompania punë-kryese, në veçanti në lidhje me pajtueshmërinë me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji 03/L-039, neni 6) i cili garanton mbrojtjen e manastireve, kishave e lokacioneve tjera fetare Ortodokse Serbe, si dhe lokacioneve historike dhe kulturore me rëndësi të veçantë për komunitetin Serb, si dhe komunitetet tjera në Kosovë. Ky ligj synon që të mbrojë nga çdo zhvillim ose aktivitet që mund ta dëmtojë kontekstin historik, kulturor, arkitektural ose arkeologjik, mjedisin natyror ose mjedisin vizual estetik”, kanë deklaruar nga KFOR-i.
KFOR-i më tej ka theksuar se punimet në këtë zonë do të rinisin pas zgjidhjes së problemeve teknike.
“Punimet me siguri se do të rinisin sapo të zgjidhen problemet teknike. Të gjitha lokacionet e trashëgimisë fetare dhe kulturore janë të çmueshme për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe të gjithë duhet të kontribuojnë në ruajtjen e tyre”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
E kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ka qenë i informuar për vendosjen e barrikadave të reja në afërsi të Manastirit.
Ramosaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se insistimi i tij ka qenë që këto barrikada të hiqen krejtësisht.
“Unë kam insistuar gjithmonë që këto barrikada mu largu krejt. Para disa dite kanë ardhur në zyre dhe më kanë informuar se do t’i heqin piramidat e betonit që kanë qenë, mirëpo për shkak të situatës dhe kontekstit me Manastirin më kanë thënë që nuk mund t’i heqin krejt por duhet mi vendos disa barrikada të reja nga druri, ku është thënë se do të mbjellin lule”, tha Ramosaj.
Ai shtoi se largimi i tërësishëm i këtyre barrikadave nuk ka mundur të bëhet për shkak të situatës me Manastirin.
“Insistimi im është që këto barrikada me i largu krejt, mirëpo për shkak të zonës së përgjegjësisë dhe zhurmës që po bënë Manastiri me Europa Nostra se është i rrezikuar, nuk kanë mundur mi largu krejt dhe kanë vendos disa barrikada të drurit ku do të mbjellin lule”, tha Ramosaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Një shtetas nga Serbia është mashtruar në Shkup, i kanë marrë 300 euro për një aksident të rremë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë