LAJMI I FUNDIT:

Uk Lushi: Nuk pres që prokuroria serbe të zbardhë vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Uk Lushi: Nuk pres që prokuroria serbe të zbardhë vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Ish luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, bashkëluftëtar i vëllezërve Bytyqi, ka thënë që nuk ka pritshmëri nga prokuroria serbe për zbardhjen e vrasjes së tyre.

“Pritshmëritë e mia nga prokuroria serbe janë zero. Ato kanë nisur të rriten pak nga angazhimi i shtetit amerikan, në rastin konkret të ambasadës amerikane në Beograd dhe shpresoj që ky angazhim do të rritet në nivele më të larta, deri te niveli i presidencës amerikane, për arsye se janë vrarë tre amerikanë dhe këta janë vrarë dy herë nga shteti i Serbisë – një herë pse janë amerikanë dhe herën e dytë pse ishin shqiptarë”, tha Lushi në Klan Kosova.

Ai ka thënë që prokuroria serbe ka bërë hetime edhe më përpara dhe të gjitha dëshmitë dhe faktet sipas tij, i din presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
Lexo po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

“Prokuroria duhet të shkojë dhe ta intervistojë Vuçiqin. Prokuroria serbe ka bërë hetime edhe më përpara dhe të gjitha dëshmitë dhe faktet dhe evidencën i din presidenti i Serbisë, Vuçiq, i cili ka qenë anëtar i qeverisë serbe ku pushteti serb ka kryer ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi, duke e ditur se ata kanë qenë shtetas amerikanë dhe me etni shqiptare”.

“Zinxhiri komandues është shumë i qartë. Prokororia nuk ka nevojë të bëjë asnjë hetim për arsye se ka dëshmi nga Dragan Karleusha në vitin 2002 dhe në vitin 2009, i cili ka qenë si dëshmitar në procesin kundër Millosheviqit dhe ka qenë funksionar në ministrinë punëve të Brendshme të Serbisë. Urdhri është dhënë direkt nga Millosheviqi për likuidim dhe përgjegjës janë prej Radomir Markoviqit, i cili ka qenë shef i Shërbimit Sekret të Millosheviqit, Vlajko Stojiljkoviq që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme e të tjerë”, tha Lushi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori