Në 22 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjen e tyre në vitin 1999 në Serbi.
Zëdhënësi Price tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndalen derisa të zgjidhet rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojë së kërkuari zgjidhjen e këtij rasti” ka shkruar Price në Twitter, ransmeton Telegrafi.
We applaud the decision of the newly independent organization, the Centre for Sport and Human Rights. @SportandRights is working to advance human rights and promote inclusivity in the field of sports. https://t.co/jzG20PzAFt
— Ned Price (@StateDeptSpox) July 8, 2021
Edhe e Ambasada e SHBA në Serbi ka reaguar sot lidhur me mos veprimin e autoriteteve në Beograd, për kapjen e vrasësve të vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi.
“Drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe familjet e tyre, kërkojmë përgjegjësi ndaj atyre që kanë kryer dhe fshehur vrasjen e tyre dhe do të vazhdojë të mbetet një prej prioriteteve në raportet tona bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bën thirrje autoriteteve serbe, që prej vitesh premtojnë ndihmë në këtë rast, të kryejnë një hetim të plotë. Ky rast sikur shumë tjerë, tregon nevojën urgjente që Serbia të kryej hetime e papërfunduara të krimeve të luftës, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Beograd.
Vëllezërit nga Kosova që jetonin dhe vepronin në SHBA dhe kishin shtetësi amerikane, ishin vrarë 22 vite më parë nga njësitë speciale të policisë serbe, transmeton Telegrafi.
Sot janë bërë 22 vite nga vrasja e tre shtetasve amerikanë që derisa ishin në paraburgim në Serbi, u vranë e trupat e tyre janë gjetur në Petrovo Sello në lindje të Serbisë – bazë stërvitore e njësisë speciale e policisë serbe që udhëhiqej nga Goran Radosavleviq i njohur si Guri.
Vëllezërit Bytyqi ishin qëlluar me plumba në kokë derisa duart i kishin të lidhura pas shpinës – e as pas dy dekadave ende nuk është kryer hetime i plotë i këtij rasti nga autoritetet serbe. Lidhur me këtë ka reaguar ambasada amerikane në Serbi, me një kumtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari në Likovë: Do të sjellim drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE