LAJMI I FUNDIT:

Kishte 12 vrima plumbash në trup,…: Dalin detaje tjera shokuese rreth vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise

Kishte 12 vrima plumbash në trup,…: Dalin detaje tjera shokuese rreth vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise

Presidenti i Haitit ishte qëlluar me 12 plumba dhe i kishin nxjerrë njërin sy kur vrasësit me pushkë bastisën rezidencën e tij, duke e lënë gruan e tij të plagosur rëndë, në orët e para të së mërkurës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza e tmerruar e Jovenel Moise, Jomarlie u fsheh në një dhomë gjumi ndërsa ‘të huajt’ plaçkitën zyrën dhe dhomat e tij, duke qëlluar me automatik dhe duke e lënë 53-vjeçarin të vdiste nga një vdekje e tmerrshme, i shtrirë në një “pishinë gjaku” në një rezidencë private në kodrat mbi Port-au-Prince.

Një shërbëtore dhe një shërbëtor tjetër u lidhën nga personat e armatosur të cilët ishin thirrur në ‘operacionin DEA’, duke pretenduar se ishin oficerë të Administratës së Zbatimit të Drogave të SHBA-së, duke folur në anglisht dhe spanjisht.


Zonja e Parë, Martine, 47 vjeç, u qëllua përmes këmbëve, krahut, si dhe dorës dhe më pas u dërgua në një ‘gjendje kritike’ në një spital në Miami.

Gjendja e Martine u përshkrua natën e kaluar si “jashtë rrezikut” dhe në një “gjendje të qëndrueshme” nga kryeministri Joseph Claude, i cili ka marrë pushtetin e vetëm të vendit, duke deklaruar një “shtet rrethimi” duke i dhënë atij autoritet absolut.

Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij
Lexo po ashtu Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise – plagoset gruaja e tij

Ndërkohë shefi i policisë Leon Charles tha se katër ‘mercenarë’ u qëlluan për vdekje ndërsa u përpoqën të largoheshin nga vendi i sulmit, ndërsa dy të tjerë janë në paraburgim, përcjell Telegrafi.

Charles tha se një numër i paspecifikuar i sulmuesve mbeti i lirë por u zotua se ‘do të vriten ose arrestohen’.

“Zyra e presidentit dhe dhoma e gjumit u plaçkitën. Ne e gjetëm atë të shtrirë në shpinë, pantallona blu, një këmishë të bardhë të lyer me gjak, gojën hapur, syrin e majtë të nxjerrë jashtë”, ka thënë ai.

Kryeministri Joseph pretendon se ai e ka situatën në dorë, por bashkësia ndërkombëtare ka frikë se vendi do të shkojë drejt një kaosi të plotë pas disa muajsh protestash kundër Moise, i cili u akuzua për kthimin e vendit në një diktaturë dhe lejimin e gangsterëve të armatosur të endeshin rrugëve.

Siç ishte thënë, bastisja ndodhi menjëherë pas orës 1 të mëngjesit me kohën lokale.

Vrasja erdhi në mes të trazirave politike në Haiti me kundërshtarët e Moise duke u përpjekur ta detyronin atë nga detyra, duke pretenduar se mandati i tij pesë-vjeçar ka skaduar.

Moise tha përsëri në shkurt se ai mbijetoi në një përpjekje tjetër për vrasje, duke e përshkruar atë si ‘një grusht shteti’.

Si pasojë, u arrestuan të paktën 23 persona, përfshirë një gjykatës të lartë dhe zyrtar të policisë.

Joseph tani ka shpallur një “shtet rrethimi” dy-javor duke vendosur ligjin ushtarak, duke ndaluar të gjitha fluturimet nga Port-Au-Prince, ndërsa Republika Dominikane fqinje mobilizoi ushtrinë e saj për të ruajtur kufirin e vetëm tokësor të Haitit.

Bocchit Edmond, ambasadori haitian në Shtetet e Bashkuara, i përshkroi vrasësit si ‘mercenarë të huaj dhe vrasës profesionistë’, dhe Joseph tha se disa prej bandave besohet të jenë nga Kolumbia dhe Venezuela.

Shefi i Policisë së Haitit, Léon Charles tha të mërkurën vonë se tre oficerë policie ishin marrë peng nga vrasësit e dyshuar, por u shpëtuan në mënyrë të sigurt pas një shkëmbimi zjarri policie me të dyshuarit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Amerika
Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Amerika
Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Amerika
Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Bullgaria
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori