LAJMI I FUNDIT:

Gruaja kapi qenin kokëfortë nga duart, pasi nuk donte ta vazhdonte shëtitjen

Gruaja kapi qenin kokëfortë nga duart, pasi nuk donte ta vazhdonte shëtitjen

Një shëtitje doli të jetë diçka e tepërt për një qen kokëfortë që vendosi që nuk donte të ecte më tej.

Pamjet interesante kanë kapur momentin kur një grua në Perth po e shëtiste qenin e saj muajin e kaluar, kur qeni i saj u ndal papritmas dhe u ul.


Pronarja e qenit u përpoq me të gjitha forcat që ta detyronte atë të ecte, por qeni thjesht refuzonte.

Duke parë këtë situatë, gruaja kapi qenin e saj, duke e detyruar atë të ecte së paku me dy këmbët e pasme.

Më në fund, ajo e lëshoi qenin dhe e nxiti të ecte, por përsëri qeni qëndronte i ‘qetë’. /Telegrafi/