Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, njëherit ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde gjatë ditës sotme po qëndron në Kosovë.
Përmes një konference për medie, ajo tha se qëllimi i vizitës është fuqizimi i grave, paqes dhe sigurisë në vend, derisa e mirëpriti miratimin e Konventës së Stambollit në Kosovë.
Megjithëse Kosova nuk është anëtare e OSBE-së, kryedipolamtja suedeze vlerësoi se ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet Kosovës dhe OSBE-së. Ndërkohë, tha se ka efekte pozitive në dialogun Kosovë-Serbi, por palët duhet të jenë konstruktive për t’i adresuar problemet afatgjata.
“Si organizatë ne jemi neutrale ndaj statusit, këtu po flas si kryesuese në detyrë e OSBE-së. Si ministre e jashtme të Suedisë ju e dini që ne e kemi njohur Kosovën që një kohë të gjatë, e shihni jam këtu në dy role të ndryshme. OSBE vazhdimisht është përpjekur të kërkojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ekspertëve nga institucioneve të Kosovës në takimet e OSBE-së dhe ia ka dalë të mundësojë këtë pjesëmarrje në shumë raste. Mendoj se bashkëpunimi konstruktiv është kyç në këtë aspekt. Kur është fjala për procesin aktual të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është proces i dialogut i lehtësuar nga BE dhe mendoj se ka mundësi të adresojë problemet afatgjate dhe kontribuoj në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. OSBE e ka mbështetur zbatimin e marrëveshjeve në fushat të cilat janë në mandatin e OSBE-së për t’u marrë me to. Unë vazhdojë të besoj fuqishëm se ka efekte pozitive në këtë dialog dhe shpresoj të vazhdojë të jetë konstruktiv”, tha ajo.
Vizitën e saj në Kosovë, Linde e quajti si demonstrim për rëndësinë që OSBE i jep bashkëpunimit me Kosovën.
“Vizita ime, po ashtu demonstron rëndësinë që OSBE ia jep bashkëpunimit me Kosovën. Në këtë aspekt dua të vlerësojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovën për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me misionin e OSBE në Kosovë. OSBE mbetet e përkushtuar të mbështes institucionet tuaja në bazë të partneritetit tonë të fuqishëm. Gjatë kësaj vizite, po ashtu do të kem privilegjin të vizitoj projektet në teren të OSBE-së në Kosovë”, shtoi ajo.
Pjesë e kësaj vizite është edhe ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Women, Asa Regner, e cila tha se gjatë ditës kanë takuar gra nga shoqëria civile dhe se kërkesa e tyre është shtyrja përpara e agjendës për barazi gjinore dhe pjesëmarrje të grave në vendimmarrje.
“Kërkuan zbatimin e rezolutës dhe për më shumë pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, të gjitha vendimet që lidhen me paqen dhe proceset e paqes. Si dhe për përfaqësimin e grave në politikë. Çështje tjera që kanë të bëjnë me agjendat për barazi gjinore, siç janë të drejtat ekonomike të grave, pjesëmarrja në tregun e punës si dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe partnerët që ata jetojnë” tha ajo.
Gjatë vizitës në Kosovë, dy diplomatet do të takohen edhe me krerët institucional në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën