LAJMI I FUNDIT:

Handikos dhuron 40 pajisje ndihmëse për ShSKUK-në

Handikos dhuron 40 pajisje ndihmëse për ShSKUK-në

Handikos ka dhuruar rreth 40 pajisje ndihmëse, si karroca, shëtitore, paterica, për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve që kanë nevojë për to.

Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi tha se këto pajisje do t’u shërbejnë klinikave të ndryshme për nevoja të ndryshme, teksa shtoi se donacione të ngjashme do të dhurojnë edhe në të ardhmen.


Ai bëri të ditur se pajisjet e dhuruara sot janë donacione që i kanë pranuar nga donatorë të ndryshëm, për çka kanë marrë pëlqimin e tyre në mënyrë që t’i dhurojnë për ShKSUK-në.

“Ne sot kemi sjell rreth 40 pajisje të ndryshme për ShKSUK-në, të cilat do t’iu shërbejnë për klinika të ndryshme, qytetarëve në nevojë apo pacientëve këtu meqenëse kanë vështirësi në lëvizje dhe kanë mungesa të pajisjeve. Ne jemi munduar që jo vetëm personat t’i mbështesim personalisht por edhe institucionet tona për shkak se nevojat janë të mëdha. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë që t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve në vendin tonë”, tha ai.

Drejtori i ShKSUK-së, Valbon Krasniqi shprehu mirënjohje për kontributin e Handikos-it duke thënë se simbolika e këtij bashkëpunimi është më e rëndësishme se vet donacioni.

Ai premtoi se të gjitha pajisjet e pranuara nga Handikos do të jenë në shërbim të pacientëve, teksa shtoi se do t’u japin prioritet shërbimeve për anëtarët e kësaj shoqate.

“Është fare pak i rëndësishëm numri i këtyre pajisjeve aq sa është e rëndësishme simbolika e këtij bashkëpunimi me Handikos-in[…]Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj Handikos-in, të gjithë anëtarët e shoqatës dhe familjet që i kanë familjarët e tyre anëtarë të kësaj shoqate, për t’i siguruar se ShKSUK do t’i përdorë këto pajisje vetëm për qëllimin për të cilin kanë ardhur donacion nga Handikos dhe në të njëjtën kohë do t’i kushtojmë vëmendje dhe do t’iu japim prioritet shërbimeve për anëtarët e shoqatës së Handikos-it”, tha ai.

Pajisjet e dhuruara sot nga Handikos-i për ShKSUK-në kanë vlera të ndryshme monetare, ku karrocat kapin vlerën prej 1 mijë euro deri në 12 mijë euro./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori