LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdojnë të shijojnë pushimet familjare në jahtin luksoz brigjeve të Spanjës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdojnë të shijojnë pushimet familjare në jahtin luksoz brigjeve të Spanjës

Ai ka qenë duke shijuar pak kohë me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët pas humbjes së Portugalisë në Euro 2020 javën e kaluar.

Dhe Cristiano Ronaldo dukej në qiellin e shtatë ndërsa po merrte rreze dielli së bashku me Georginën dhe katër fëmijët e tij në Majorca të martën, shkruan DailyMail.

Futbollisti, 36 vjeçar, shfaqi fizikun e tij të tonifikuar në palestër në një seri fotografish ndërsa ai shfrytëzoi më së shumti pushimet familjare me një udhëtim me varkë rreth ishullit spanjoll.


Duke qëndruar sportiv i veshur me një palë pantallona të shkurtra, ylli i sportit bëri të ditur se humbja e Portigalisë nuk ka ndikuar në disponimin e tij.

Georgina, 27 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme trupore me bikini, ndërsa shihej duke marrë një përqafim të ngrohtë nga i dashuri i saj.

Modelja lejoi që flokët e saj zeshkane të binin të lira mbi shpatullat e saj dhe gjithashtu mbante një palë vathë me rrathë ndërsa i buzëqeshte aparatit.

Cristiano shikonte çdo moment qëndrimi me familjarët e tij, ndërsa së bashku relaksoheshin në anije.

Atleti vuri krahët rreth Cristiano Jnr, nëna e të cilit nuk është zbuluar kurrë, ndërsa ata ishin ulur së bashku në shkallët e anijes.

Së bashku me djalin e tij të madh, Cristiano dhe Georgina iu bashkuan gjithashtu vajza e tyre Alana Martina, tri vjeçe, dhe binjakët e tij, Eva dhe Mateo, tre vjeçarë, të lindur përmes një nëne surrogate në ShBA.

Në çastet e tjera të ditës, çifti dukej me humor të mirë ndërsa u relaksuan në një pellg të madh në ujë.

Familjes u bashkuan gjithashtu nga disa miq për udhëtimin ndërsa ata pozuan të gjithë së bashku buzë varkës.

Kjo vjen pasi Cristiano postoi një foto në Instagram të dielën në mbrëmje e cila e shfaqte atë duke kaluar kohë në një varkë me familjen e tij, duke marrë rreze dielli në shezlonet dhe duke u përqafuar me më të dashurit e tij.

Ekipi kombëtar i futbollistit u skualifikua nga Euro 2020 në një humbje 1-0 ndaj Belgjikës në raundin e 16-të pas një goli nga Thorgan Hazard.

Ylli portugez shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Është koha të pushoj me të dashurit e mi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Magazina
Pasi i thotë

Pasi i thotë "Jam vajzë", Aldo debaton me Gjestin: Te tualeti i vajzave futesh? Hajde të ta shoh pak

Magazina
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Magazina

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina
Kim Kardashian njofton se ka nisur një lidhja të re: E kisha synimin të qëndroja beqare pas ndarjes, por jo

Kim Kardashian njofton se ka nisur një lidhja të re: E kisha synimin të qëndroja beqare pas ndarjes, por jo

Magazina
Kalo në kategori