LAJMI I FUNDIT:

Për një vit, çmimet në Kosovë janë rritur për 2 për qind

Për një vit, çmimet në Kosovë janë rritur për 2 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 2 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Në Indeksin e Çmimeve për muajin maj të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar vërehet një rritje e çmimeve të bukës dhe drithërave për 1.6 për qind.

Por më së shumti ngritje të çmimeve për një vit kanë shënuar karburantet dhe transporti me 25.6 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore për 23 për qind dhe shërbimet telefonike dhe ato të telefaksit me rreth 20 për qind.


Ndikim në këtë ngritje çmimesh ka direkt edhe pandemia COVID-19. Për këtë pajtohen prodhuesit por edhe ekspertët e ekonomisë.

Përkundër që çmimet u rritën për 2 për qind, eksperti i fushës Erton Bega thotë se kjo është e shëndetshme për ekonominë.

“Kërkesa është shtuar më shumë se oferta dhe kjo sjellë ngritje të çmimeve. Kemi ngritje të çmimeve për rreth 2 për qind. Në përgjithësi inflacioni në këtë shkallë është në suaza normale të ngritjes”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Erton Bega, përcjell Telegrafi.

Arsyetim për këtë ngritje çmimesh dhanë edhe nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

“Ndikim kryesorë ka pasur pandemia. Kjo është pasojë pasi fuqitë e mëdha e kanë shtrenjtuar koston e transportit që ka ardhur nga vendet e Azisë e cila ka pasur kosto më të lartë të produkteve. E kjo ka pasur efekt zinxhiror”, deklaroi Kujtim Gjevori.

Megjithatë në Kosovë ka pasur edhe ulje të çmimeve.

Produkte si qumështi, djathi apo vezët këtë vit në Kosovë blihen me çmim më të lirë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori