Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare për raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2020.
Hajdari ka ngritur disa çështje për siç tha ajo keqpërdorime me paranë publike, parregullsi dhe mangësi nga ish-MTI tani MINT.
Por, shqetësuese, sipas saj mbetet projekti për ndërtimin e Parkut Industrial në Lumadh.
Megjithatë, deputetë nga opozita PDK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë mbledhje, as kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami që vije nga LDK-ja, raporton KosovaPress.
Deputetja nga AAK, Albana Bytyqi bojkotoi mbledhjen, derisa tha se meqë nuk janë pjesëmarrës asnjë deputetë nga opozita, nuk do të marrin pjesë as deputetët e kësaj partie.
Në Komisionin e kryesuar nga zëvendëskryetarja Arta Bajralija nga VV, Hajdari tha se nuk është vetëm Parku Industrial në Lumadh që ka pasur parregullsi dhe mangësi, por sipas saj, ka shumë parregullsi për shumë parqe, për punësim me kontrata mbi vepër dhe çështje të tjera nga ish-MTI tani MINT.
Hajdari tha se do të iniciojnë rishikimin e të gjitha zonave ekonomike. Sipas saj, fatin e këtij rishikimi do ta ketë edhe Zona Ekonomike në Drenas.
Ajo shtoi se do të marrin të gjitha masat për evitimin e të gjitha mangësive sa i përket të gjeturave nga auditori.
“Gjetjet për Parkun Industrial në Lumadh vërtet janë brengosëse, për tejkalimin e shpenzimeve. Ky projekt milionësh është vërtet për të na shqetësuar sa i përket keqpërdorimeve të parasë publike, duke devijuar projektin dhe rrit koston e ndërtimit në këtë mënyrë”, theksoi Hajdari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles