LAJMI I FUNDIT:

Osmani pret në takim familjen e ish-presidentit Rugova

Osmani pret në takim familjen e ish-presidentit Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim familjen e ish -presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani nuk ka bërë të ditur arsyet e takimit, por që ka shpërndarë disa fotografi nga takimi së bashku me bashkëshorten e ish-presidentit Rugova.

Presidentja Osmani e cila ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vazhdimësi ka deklaruar se vizioni i ish-presidentit Rugova i ka paraprirë shtetësisë së Kosovës.


Së fundmi, Presidentja Osmani dhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ky projekt, sipas presidentes është i bazuar në modelin amerikan të ndërtimit të bibliotekave presidenciale dhe do ta mbajë emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. /Telegrafi/