LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në Maqedoni

Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se tani është shumë herët të tregohet nëse do të ketë anulim të fillimit të vitit shkollor. Fillimi i vitit shkollor, siç tha, do të varet nga shumë faktorë, ndërsa më së shumti nga gjendja epidemiologjike, e përgjithshme në vend.

“Në çdo rast ajo që është më e rëndësishme është se intensivisht bëhet vaksinimi i mësimdhënësve dhe se janë të gatshëm të gjithë skenarët për fillim të vitit shkollor”, deklaroi Filipçe pas vizitës së Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri (KSHA) në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Filipçe tha se ende është në rrjedhë vaksinimi i mësimdhënësve dhe se pritet të përfundojë ai proces. Paralajmëroi se pastaj do të dalin me përqindje konkrete.


“Tani po vaksinohen edhe mësimdhënësit të cilët duhet të fillojnë me prani fizike, nëse gjithçka shkon mirë dhe është stabile, ndërsa tani kanë mbajtur mësim online. Ai proces do të përfundojë këtë javë dhe tjetrën, pastaj do ta dimë përqindjen e saktë”, theksoi Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Kronika e Zezë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori