LAJMI I FUNDIT:

TikTok ka zbuluar sozinë e Jennifer Aniston

TikTok ka zbuluar sozinë e Jennifer Aniston

Kemi mësuar kaq shumë në TikTok gjatë vitit të fundit, apo jo? Epo, tani TikTok ka bërë një zbulim tjetër mahnitës – sozinë e Jennifer Aniston.

E gjitha filloi gjatë fundjavës kur përdoruesja e TikTok, Lisa Tranel postoi një video të saj duke thënë fjalët e disa prej rreshtave të Aniston në një skenë nga seriali “Friends” dhe nuk u desh shumë që njerëzit ta vërshonin me komente sepse Tranel me të vërtetë duket shumë si Aniston.


Tranel shpesh merr komente në lidhje me ngjashmërinë e saj me yllin e “Friends”, aq shumësa në profilin e saj shkruan “Nuk jam Jennifer Aniston”. Por është e sigurt të thuhet se kjo video e fundit ka hedhur këtë pretendim në pikëpyetje për shumë njerëz.

@she_plusthree

You know what I mean?

♬ original sound – Friends

Me mbi 4.6 milionë shikime, videoja tregon Tranel duke interpretuar një skenë në të cilën personazhi Rachel flet me Monikën për heqjen dorë nga puna e saj.

Një koment në video shkruan, “Unë në fakt mendova se ishte Jennifer Aniston. Wow!!”, ndërsa një tjetër thotë, “Dikush etiketoni Jennifer Aniston dhe bashkoni ato”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Lisa Tranel (@she_plusthree)