LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shënoi 245 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës me një ndejë të organizuar në Los Angeles me Prospero Tequila

Rita Ora shënoi 245 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës me një ndejë të organizuar në Los Angeles me Prospero Tequila

Ajo është një këngëtare britanike e cila ka lindur në Jugosllavi (Kosova e sotme), nga prindër shqiptarë.

Por ndërsa ishte në SH.B.A., Rita Ora u sigurua që të festonte 4 korrikun (Ditën e Pavarësisë së Amerikës) me plot stil me një ndejë të organizuar me Prospero Tequila në Los Angeles, në shtëpinë private të një miku të saj.

Krijuesja e hitit “Girls”, 30 vjeçare, tregoi anën mahnitëse me një fustan rozë teksa u dha ndjekësve një vështrim të shkurtër të ditës së kaluar përmes disa imazheve në Instagram.


Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita dukej në top formë me fustanin e përzgjedhur dhe me një palë taka të zeza.

Dukjen e kompletoi me flokë kaçurrela dhe zgjodhi një grim të lehtë, gjersa vazhdoi me një sërë gjerdanësh rreth qafës.

Rita Ora është ende e frikësuar nga plaçkitja e vitit 2015 - ajo po inkuadron një dhomë të sigurisë së lartë në shtëpinë e saj milionëshe
Lexo po ashtu Rita Ora është ende e frikësuar nga plaçkitja e vitit 2015 - ajo po inkuadron një dhomë të sigurisë së lartë në shtëpinë e saj milionëshe

Ora, e cila po shijon suksesin e këngës së re “You For Me”, mirëpriti mysafirët Ashley Benson, Kate Beckinsale, Anya Taylor Joy, Jodie Turner Smith, Joshua Jackson, Darren Criss dhe Vas J Morgan – me tre lloje koktejesh me bazë Tequila, duke përfshirë edhe ‘Rita Margarita’.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

E gjithë pjesa e sipërme e kulmit ku po organizohej ndeja ishte zbukuruar me perde, jastëkë e balona të flamurit amerikan dhe natyrisht markën e Ritës, Prospero Tequila.

Biondja ka arritur marrëveshje me Prospero në 2019 duke u bashkuar në kompani si aksionare dhe drejtoreshë kreative.

Kjo prodhohet në distilerinë Don Roberto në Jalisco të Meksikës nga Stella Anguiano. /Telegrafi/

Ana Taylor dhe Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita Ora (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Magazina
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori